Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 40-41
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
130 – Pasi që haxhiu të ketë përfunduar të gjitha nevojat dhe ka vendosur të kthehet në shtëpi, ai duhet ti jep lamtumirë Qabes duke bërë tavaf.
Ibn Abbasi ka thënë:
“Njerëzit ishin duke u larguar në të gjitha drejtimet kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Askush nuk duhet të largohet deri sa vepra e tij e fundit të jetë tavafi rreth Qabesë.”1
131 – Në fillim gruaja me menstruacione ishte e detyruar të pres derisa të pastrohet për të kryer Tavaf-ul-Uedan2. Pastaj ju lejua të shkoj në shtëpi pa pritur.
Ibn Abbasi ka thënë:
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e lejoi gruan me menstruacione të kthehet në shtëpi pa tavaf lamtumirës, me kusht që ajo të kishte kryer Tavaf-ul-Ifadhah.”3
132 – Nëse është e mundur është e lejuar për të marrë ujë Zemzemi për të arritur bekimin nëpërmjet tij. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e solli atë në një enë uji. Ai e kishte zakon të hedhte atë mbi të sëmurët dhe u jepte të pinin4.
Para çlirimit të Mekës ai (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon të dërgonte të dërguar nga Medina për tek Suhejl bin Amr me mesazhin:
“Na dhuro ujë nga Zemzemi pandërprerë.”
Suhejl bin Aamir ja dërgoi dy bartëse të mëdha me ujë5.
133 – Pas tavafit, ai largohet nga xhamia si zakonisht. Ai nuk duhet të dalë duke ecur nga prapa. Ai del me këmbën e tij të majtë dhe thotë:
اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ و سلم، اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ
“O Allah! Dërgo selame dhe salavate mbi Muhammedin. O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua.”6
1 Transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët. Bukhari e transmetoi atë në një mënyrë të ngjashme. Ajo është përmendur në “el-Irua” (1086) dhe “Sahih Ebu Davud” (1747).
2 Është konfirmuar në hadithin e el-Harith bin bin Abdil-lah Aus tek Ahmedi dhe tek të tjerët dhe përmendet në “Sahih Ebu Davud” (1748).
3 Transmetuar nga Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetuesish vërtetësia e të cilit është në përputhje me kushtet e Bukharit dhe Muslimit. Edhe ata e kanë transmetuar një mënyrë të ngjashme, siç është përmendur në “el-Irua” (1086). Ata kanë një transmetim dëshmues nga Aishah që përmendet në “Sahih Ebi Davud” (1748).
4 Transmeton nga Bukhari në “et-Tarikh” nga Aishah (radijAllahu anha). Po ashtu, është transmetuar nga Tirmidhi i cili gjithashtu tha se hadithi është i mirë. Ai është përmendur në “el-Ahadith es-Sahihah” (883).
5 Transmetuar nga el-Bejhaki me një zinxhir të mirë transmetimi Xhabiri (radijAllahu anh). Ai ka një transmetim dëshmues me një zinxhir të ndërprerë, autentik në “el-Musanef” (9127) të Abdurr-Rrezakut. Ibn Tejmijeh ka thënë se Selefët e kishin zakon ta marrin atë.
6 Shih librin e Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes “el-Kalim at-Tajjib” fq. 51-52, me verifikimin dhe korrigjimin tim.