Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Allahu flet kur Ai dëshiron dhe si Ai dëshiron

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّى يَسْمَعَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ

“E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut, e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt.” 1

أَفَتَطْمَعُونَ أَن يُؤْمِنُواْ لَكُمْ وَقَدْ كَانَ فَرِيقٌ مِّنْهُمْ يَسْمَعُونَ كَلاَمَ اللّهِ ثُمَّ يُحَرِّفُونَهُ مِن بَعْدِ مَا عَقَلُوهُ وَهُمْ يَعْلَمُونَ

“A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët) kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e Allahut edhe pse i kishin kuptuar e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.” 2

يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُوا كَلَامَ اللَّهِ

“Ata duan të ndryshojnë fjalët e Allahut!” 3

وَاتْلُ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِن كِتَابِ رَبِّكَ لَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِهِ

“Lexo çka të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij.” 4

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَقُصُّ عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَكْثَرَ الَّذِي هُمْ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ

“Vërtet ky Kuran u rrëfen beni israilëve të shumtën rreth asaj që ata ishin të përçarë.” 5

وَهَذَا كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ مُبَارَكٌ مُّصَدِّقُ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ

“Edhe ky (Kuran) është Libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes.” 6

لَوْ أَنزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَّرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُّتَصَدِّعًا مِّنْ خَشْيَةِ اللَّهِ

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kuran mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu.” 7

وَإِذَا بَدَّلْنَا آيَةً مَّكَانَ آيَةٍ وَاللّهُ أَعْلَمُ بِمَا يُنَزِّلُ قَالُواْ إِنَّمَا أَنتَ مُفْتَرٍ بَلْ أَكْثَرُهُمْ لاَ يَعْلَمُونَ قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ لِيُثَبِّتَ الَّذِينَ آمَنُواْ وَهُدًى وَبُشْرَى لِلْمُسْلِمِينَ وَلَقَدْ نَعْلَمُ أَنَّهُمْ يَقُولُونَ إِنَّمَا يُعَلِّمُهُ بَشَرٌ لِّسَانُ الَّذِي يُلْحِدُونَ إِلَيْهِ أَعْجَمِيٌّ وَهَذَا لِسَانٌ عَرَبِيٌّ مُّبِينٌ

“Kur një ajet e zëvendësojmë me një tjetër – e Allahu di më së miri se çka shpall – ata thonë: “Ti (Muhammed) je vetëm trillues”. Jo, por shumica e tyre nuk dinë. Thuaj: “(O Muhammed) “Ruhul Kudus” (Xhibrili) e solli Kuranin prej Zotit tënd me të vërtetën, që ai të mund t’i forcojë e t’i bëjë të qëndrueshëm në besim ata që besuan si dhe udhëzues dhe përgëzues për muslimanët.” Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është joarabe (e paqartë), e kjo (e Kuranit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë.” 8

Shpjegimi

Allahu e zbriti Kuranin dhe u zbriti shpallje profetëve (alejhimus-selam), ndërsa Ai (xhela ue ala) njëkohësisht është i Latrësuar. Ai e ka zbritur Librin e Tij nga lart. Allahu (te ala) ka thënë:

قُلْ نَزَّلَهُ رُوحُ الْقُدُسِ مِن رَّبِّكَ بِالْحَقِّ

Thuaj: “(O Muhammed) “Ruhul Kudus” (Xhibrili) e zbriti Kuranin prej Zotit tënd me të vërtetën.” 9

Allahu i Lartësuari, dhe Ai e ka zbritur Teuratin, Inxhilin, Kuranin dhe Zeburin. Të gjithë janë zbritur nga Allahu. Është e detyrueshme për t’i pohuar të gjitha këto. Fjala e Tij (subhanehu ue te ala) është në mënyrë absolute më e besueshme se e krijesave. Është e detyrueshme për të pohuar se Kurani është zbritur nga Ai, se ai i udhëzon njerëzit, se ai është shpallur në gjuhën arabe dhe se ai ua përmend izraelitëve shumicën e asaj për të cilën ata kanë mospajtime. E gjithë kjo është e vërtetë. Është e detyrueshme që të besojmë në të dhe në çdo gjë tjetër për të cilën Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ na kanë informuar në lidhje me fjalën e Tij, thirrjen, fjalët dhe Librat e zbritura që iu shpallën profetëve të Tij (alejhimus-selam).

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati i pohojnë këto cilësi në një mënyrën që i përkasin madhërisë së Allahut dhe besojnë se Allahu i ka thënë, i thotë, ka folur dhe flet, ka thirrur dhe thërret, ka folur dhe flet veçmas me dikë nga krijesat e Tij kur Ai dëshiron dhe se si Ai dëshiron.

Skolastikët thonë se Allahu flet tërë kohën ndërsa ky besim është i pasaktë. Ai ka folur dhe flet kur Ai dëshiron. Ai foli me profetin e Tij Muhammed ﷺ për një kohë të caktuar gjatë miraxhit. Ai foli me profetin e tij Musain ﷺ për një kohë të caktuar. Ai do t’u flasë njerëzve për një kohë të caktuar në ditën e gjykimit. Ai foli me Ademin ﷺ për një kohë të caktuar. Ai do të flasë me banorët e xhenetit për një kohë të caktuar. Pra Allahu (subhanehu ue te ala) flet kur Ai dëshiron. Sikurse Ai ka folur më parë, Ai flet në të ardhmen kur të ndodhin ngjarje. Askush nuk mund të pengojë të folurit e Tij (xhela ue ala). Ai flet kur Ai dëshiron, dëshiron kur Ai do, urdhëron kur Ai të dëshirojë dhe ndalon kur Ai të dëshirojë. Askush nuk mund të pengojë Atë (subhanehu ue te ala) nga kjo.


1 Teube 9:6.

2 El-Bekare 2:75.

3 El-Fet’h 48:15.

4 El-Kehf 18:27.

5 En-Neml 27:76.

6 En-Aam 6:92.

7 El-Hashr 59:21.

8 En-Nahl 16:101-103.

9 En-Nahl 16:102.

Shpërndaje: