Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e bojkotojë atë për derisa ai nuk ka një arsye që ta bojkotojë dhe kjo bëhet në mënyrë edukative. Kur i lejohet burrit që ta bojkotojë gruan, atëherë duhet ta bojkotojë këtë brenda shtëpisë, e jo diku tjetër.
Profeti ﷺ ka thënë kur përmendi të drejtat e gruas mbi burrin e saj:
”…dhe që ai të mos e bojkotojë përveç brenda shtëpisë.”
Transmeton Ahmedi (4/447) , Ebu Daudi (2142) , Nesai, Ibn Maxheh (1850), Ibn Hiban (1286), el-Hakim (2/187-188) dhe Bejhaki (7/295), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “Iruaul Galil 2033”.