Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

36.Gruaja nuk ka nevojë që të mbulojë fytyrën

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 87-89

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me këtë që u tha, ajetit i mungojnë dëshmi se fytyra e gruas është auret që duhet të mbulohet. Qëllimi i ajetit është se ajo duhet të mbulohet me rrobën e saj të jashtme dhe ky urdhër sikurse mund të shihni është i pakufizuar gjë që nënkupton se ajo ose duhet të mbulojë stolitë dhe pjesët e trupit të saj ku vendosen këto stoli të cilat asaj nuk i lejohet t’i shfaqë dhe duke u nisur nga kuptimi i ajetit të parë në këtë mënyrë bie poshtë argumenti për mbulimin e fytyrës. Ose ajeti mund të ketë një domethënie më të përgjithshme dhe të përfshijë fytyrën e saj. Të dyja mendimet janë ndarë nga dijetarët e mëhershëm dhe si Ibn Xheriri edhe es-Sujuti i kanë përmendur ato në ”Xhami-ul-Bejan” dhe ”Ed-Durr el-Menthur”. Unë nuk shoh dobi të madhe që t’i citojë ato prandaj ai që do mund t’i referohet atyre.

Unë besoj se mendimi i parë është më i saktë për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 –Ajetet e Kuranit sqarojnë njëri tjetrin. Në ajetin e sures ”En-Nur” është bërë e qartë se gruaja nuk duhet të mbulojë fytyrën e saj. Kështu në suren ”el-Ahzab” mbulesa duhet të ketë për qëllim mbulimin në mënyrë të përgjithshme e të pakufizuar por duke përjashtuar fytyrën në mënyrë që të dy ajetet të përputhen me njëri tjetrin.

2 – Sunneti e sqaron Kuranin dhe specifikon atë që është e përgjithshme në Kuran apo kufizon atë që është e përgjithshme dhe e pakufizuar në Kuran. Ka shumë hadithe që dëshmojnë se fytyra e gruas nuk është obligim që të mbulohet dhe sipas këtij sqarimi duhet të kuptohet ajeti në ”el-Ahzab”.

Pra është vërtetuar se fytyra e gruas nuk është auret dhe nuk është obligim të mbulohet. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve siç ka thënë Ibn Rushd në ”Bidajet-ul-Muxhtehid” 1/89. Këtë mendim kanë patur Ebu Hanife, Maliku dhe Shafiu dhe në një transmetim dhe imam Ahmedi siç përmendet në ”Mexhmu” 3/169. Ndërsa Tahaui në ”Sherh Meani” 2/9 transmetoi nga shokët e Ebu Hanifes se kanë këtë mendim. Dhe është pohuar me bindje në librin e medhhebit shafi ”el-Muhimmat” se ky është mendimi i saktë gjë të cilën e përmendi shejkh esh-Sharbini në ”el-Ikna” 2/110.

Shpërndaje: