Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16-17.Xheneti dhe xhehenemi janë krijuar përpara krijesave të tjera

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad, fq. 34

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[16] Besimi se Allahu e krijoi xhenetin dhe xhehnemin përpara se të krijonte krijesat e tjera. Kënaqësia e xhenetit zgjat përgjithmonë dhe gratë e xhenetit nuk do të vdesin kurrë.

Dënimi i xhehenemit është i përjetshëm dhe banorët e tij që e braktisën këtë jetë pa e adhuruar vetëm Allahun dhe nuk e pasuan sunnetin do të mbeten në të (përgjithmonë).

[17] Sa i përket monoteistëve mëkatarë, ata do ta braktisin atë me ndihmën e ndërmjetësimit.

Profeti ka thënë:

“Ndërmjetësimi im bëhet për mëkatarët e mëdhenj të umetit tim.”1


1 Ahmedi (3/213), Ebu Daudi (4739) dhe Tirmidhi (2345).

Shpërndaje: