Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bidatet e përmendura janë për shkak të arsyeve të mëposhtme:
1 – Haditheve të dobëta, me të cilat nuk lejohet të argumentohet, e as ti atribuohen profetit (salAllahu alejhi ue selem). Bazuar në sqarimin tim në parathënien e librit “Sifatu Salat-in-Nebi” se nuk lejohet praktikimi i tyre. Këtë mendim e kanë disa dijetarë mes tyre është Ibnu Tejmijeh.
2 – Hadithet e shpikura ose të pabazë. Pa u vënë re, ato u kanë ikur disa dijetarëve të cilët kanë nxjerrur gjykime të ndryshme në bazë të tyre. Këto gjykime janë në fakt bidate dhe risi.
3 – Mendimet dhe gjykimet personale të dijetarëve. Sidomos dijetarëve të më vonshëm. Ata nuk i kanë mbështetur ndonjë nga këto çështje në argumente. Ato janë përmendur si qartësi dhe prandaj janë bërë Sunnet i pasuar. Personi që ka dije rreth fesë e sheh qartë se këto çështje janë të paligjshme për t’u pasuar sepse vetëm Allahu (te ala) ka ligjësuar një legjislacion. Mjafton që personi kompetent të pajtohet me mendimet dhe konkluzionet e tij pa qenë i bindur se ndëshkohet nga Allahu për to. Nga ana tjetër, është plotësisht e ndaluar që të tjerët t’i marrin ato si një legjislacion dhe metodologji. Çka të thuhet atëherë në lidhje me mendimet që e kundërshtojnë Sunnetin praktik?
4 – Traditat dhe mitet që nuk kanë argument në sheriat dhe logjikë. Kjo vlen edhe nëse injorantët i praktikojnë ato, i pranojnë ato në formën e sheriatit dhe mbështeten nga njerëz që madje mund të thuhet se janë dijetarë.