Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 101-102
Përktheu: Valdet Gashi
5 – Namazi i jacisë
Profeti ﷺ e kishte zakon të lexonte suret e mesme “mufessel” në dy rekatet e para.1
Ndonjëherë e kishte zakon të lexoi suren ”Esh-Shems” dhe sure të ngjashme.2
Gjithashtu ka ndodhur të lexonte suren ”Inshikak” dhe bëri sexhde gjatë saj.3
Njëherë kur ai udhëtonte, ai lexonte suren ”Et-Tin” në rekatin e parë.4
Ai ndaloi që leximi të zgjatet në namazin e jacisë. Muadh bin Xhebeli e kishte zakon t’i udhëhiqte shokët e tij në namazin e jacisë dhe e zgjaste leximin. Si rezultat një burrë nga Ensarët e braktisi namazin dhe u fal vetëm. Pastaj Muadhi e morri veshë këtë që ai kishte vepruar dhe tha: ”Ai është hipokrit.”
Kur burri e morri vesh këtë ai shkoi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregojë se çfarë kishte thënë Muadhi. Atëherë profeti ﷺ i tha Muadhit:
”O Muadh! A dëshiron të je një sprovues i madh? Nëse e udhëheqë namazin atëherë duhet të lexosh suren ”Esh-Shems”, ”El-Ala”, ”El-Alak” dhe ”El-Lejl”. Ka njerëz të moshuar, të dobët dhe të zënë që falen pas teje.”5
1 Nesai dhe Ahmedi me zinxhir autentik të transmetimit.
2 Ahmedi dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë.
3 Bukhari, Muslimi dhe Nesai.
4 Bukhari, Muslimi dhe Nesai.
5 Bukhari, Muslimi dhe Nesai, hadithi përmendet në “El-Irua (295)”.