Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
151 – Abdullah bin Busr (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Një herë prej herësh, i dërguari i Allahut ﷺ ka vizituar babanë tim. Ne i shërbyem atij ca ushqim dhe uatbeh[1] nga i cili hëngri. Pastaj u shërbyen hurme. Ai hëngri nga to ndërsa bërthamat e hurmave i mbante me majat e gishtërinjve, mes gishtit të madh dhe gishtit të mesëm e atij tregues. Më pastaj i shërbyen atij diç nga pijet. Pasi që piu, i dha nga pija atij që ishte ulur në të djathtën e tij. Kur deshi të shkojë profeti ﷺ dhe, babai im kapi kërpeshin e kafshës bartëse me të cilën kishte ardhur profeti ﷺ dhe i tha atij: “Lute Allahun për ne.”
Ai ﷺ tha:
اَللَّهُمَّ بَارِكْ لَهُمْ فِيماَ رَزَقْتَهُمْ وَاغْفِرْ لَهُمْ وَارْحَمْهُمْ
“O Allahu im, bekoi ata në atë që i ke furnizuar, falja atyre mëkatet dhe mëshiroji.”
Transmeton Muslimi.
152 – Enesi (radijAllahu anhu) ka treguar se:
“Një herë prej herësh, profeti ﷺ e vizitoi Sad bin Ubaden i cili i shërbeu atij bukë dhe vaj. Profeti ﷺ hëngri nga ushqimi dhe pastaj tha:
أَفْطرَ عِنْدَكُم الصَّائِمُونَ وَأَكَلَ طَعَامَكُمْ الأَبْرَارُ وَصَلَّتْ عَلَيْكُم الملائِكَةُ
“Ngrënshin iftar tek ju agjëruesit, të devotshmit ngrënshin nga ushqimi juaj, për ju bëfshin lutje engjëjt.”
Transmeton Ebu Daudi dhe të tjerët. Zinxhiri i transmetimit është autentik.
[1] Qull i përzier nga hurmat, qumështi pluhur dhe yndyra.