Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.Mirësi dhe drejtësi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 54

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

35 – Të gjithë veprojnë nga dëshira e Tij, mes mirësisë dhe drejtësisë së Tij.

Shpjegimi

Asnjë rob nuk del jashtë dëshirës së Allahut, mes mirësisë së Tij për të bindurit dhe të mirët, dhe drejtësisë së Tij për kufarët dhe idhujtarët. Kjo është ajo që i përket urtësisë dhe madhështisë së Tij (subhaneh). Ai nuk bashkon të kundërtat dhe të ndryshmet, por vendos çdo gjë aty ku duhet. Prandaj, ai quhet الحكيم, El-Hakim, i Urti. Urtësia është cilësi e Tij. I Urti është Ai që i vendos gjërat në vendin e duhur. Ai e vë mirësinë te të bindurit dhe e vë ndëshkimin te kufarët dhe mëkatarët. Kjo është mirësia dhe drejtësia e Tij (subhaneh).

Shpërndaje: