Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të mos e urrej gruan e tij. Ai nuk duhet të shikojë në cilësitë e saj të këqija. Ai duhet të shikojë në cilësitë e saj të mira, t’i vlerësojë ato dhe t’i konsiderojë të vogla cilësitë e saj të këqija. Duhet të mundohet në maksimum që të shohë vetëm cilësitë e saj të mira.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Të mos e urrejë besimtari besimtaren, nëse nuk pëlqen prej saj një cilësi, do t’i pëlqejë një cilësi tjetër.”
Transmeton Muslimi (1469).