Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
161 – Ebu Hurejra (radijAllahu anh) tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
“Allahu e do teshtitjen dhe e urren hapjen e gojës. Nëse ndonjëri prej jush teshtin dhe e falënderon dhe e lavdëron Allahun (thotë “elhamduliLah”) është detyrë për çdo mysliman që e dëgjon atë t’i thotë:
يَرْحَمُكَ الله
“Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).”
Ndërsa në lidhje me hapjen e gojës, ajo është nga shejtani. Nëse ndonjë prej jush i hapet goja, le të përmbahet aq sa mundet. Kur ndonjërit prej jush i hapet goja, shejtani qeshën me të.”
Transmeton Bukhari.
162 – Ebu Hurejra (radijAllahu anh) tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse ndonjëri prej jush teshtin, atëherë le të thotë:
الْحَمْدُ لله
“Elhamdulilah (Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut).”
Atëherë vëllai apo shoku i tij duhet tij duhet t’i thotë:
يَرْحَمُكَ الله
“Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).”
Në qoftë se vëllai i tij i thotë atij:
“Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).”
Ai duhet t’i thotë:
يَهْدِيكم الله وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ
“Jehdijekumullahu ue juslih baalekum (Allahu ju udhëzoftë dhe ua përmirësoftë gjendjen tuaj).” [1]
Tek Ebu Daudi thuhet:
الْحَمْدُ للهِ عَلى كُلِّ حَال
“ElhamduliLah ‘ala kul-li haal (Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut në çdo gjendje).”
Hadithi është autentik tha Neueui.
163 – Ebu Musa el-Eshari (radijAllahu anhu) tregoi se ai e dëgjoi të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Nëse ndonjëri prej jush teshtin dhe e falënderon dhe lavdëron Allahun (thotë “elhamdulilah”), atëherë lutuni që Allahu ta mëshirojë[2]. Nëse ai nuk e falënderon dhe lavdëron Allahun, atëherë mos kërkoni mëshirë për të.”
Transmeton Muslimi
1 Ky është argument i qartë se është e detyrueshme t’i thuhet “jerhamukallah” secilit që e dëgjon duke thënë “elhamdulilah” pas teshtitjes. Mendimi i njohur se kjo është farz kifajeh obligim kolektiv, nëse një pjesë e muslimanëve e kryejnë, bie obligimi nga masa e gjerë e tyre, nëse askush prej tyre nuk e kryen, të gjithë janë mëkatarë, atëherë themi se kjo nuk ka argument, e kundërta e asaj që është me selamin, hadithin e të cilit e kemi cekur (shih kapitulin paraprak, nr. 6).
2 “Lutuni që Allahu ta mëshirojë” në këtë rast do të thotë që, t’i thoni: “jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë).”