Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dijetarët e përdorin këtë hadith
“Macet nuk janë të papastra, ato jetojnë në mesin tuaj.”
për të vërtetuar dy gjëra të ndryshme: Disa thonë se macja është e pastër për shkak se është e vogël. Me fjalë të tjera të gjitha kafshët që janë të paktën aq të vogla sa macet janë të pastra. Të tjerët mendojnë se është e pastër sepse jeton mes njerëzve. Prandaj, ata nuk pajtohen në lidhje me gomarin; a është pështyma, qurrat dhe djersët e tij të pastra apo të papastra? Disa thonë se gomari është i papastër sepse është i madh dhe i ndaluar të konsumohet. Kështu, pështyma, djersa dhe qurrat e tij janë të papastra dhe ndotin.
Dijetarë të tjerë besojnë se gomarët, mushkat dhe kafshët e tjera që jetojnë mes njerëzve janë të pastër. Pra, nëse një gomar pi ujë nga një kovë, ty të lejohet të marrësh abdes me të njëjtin ujë pasi ai të ketë pirë. Nëse të nuhat ty, nuk ke nevojë të pastrosh sekretimin e tij sepse është e vështirë që të shpëtosh nga gjithçka që u përmend lart. Mendimi i fundit është i saktë. Edhe Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- ndau mendimin se pështyma e gomarëve dhe mushkave, djersa dhe qurrat janë të pastra sepse ata (gomarët) jetojnë mes nesh.
Sa i përket mendimit që lidhet me pastërtinë e maceve lidhur me madhësinë e saj, ky është mendim i dobët sepse nëse themi se shkaku është madhësia, ne e anulojmë shkakun që është vendosur nga sheriati për një shkak të cilin ne kemi shpikur vetë gjë që nuk lejohet. Prandaj, ne themi se të gjitha kafshët e pangrënshme që jetojnë mes nesh janë të pastra përveç qenit sepse papastërtia e qenit është konkretizuar nga profeti ﷺ.