Autor: Imam Ahmed bin Hanbel
Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 409-411
Përktheu: Valdet Gashi
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”Njerëzit më të mirë të këtij umeti pas profetit të tyre janë Ebu Bekr es-Sidiku, pastaj Umer bin el-Khatabi dhe pastaj Uthman bin Afani. Ne u japim përparësi këtyre të treve sikurse iu dhanë përparësi në mënyrë unanime shokët e të dërguarit të Allahut ﷺ.”
Shpjegimi
Ky kapitull ka të bëjë me meritat e sahabëve. Meritat e sahabëve janë vërtetuar në Kuran, në sunnet dhe sipas konsensus të mulimanëve. Vetëm të devijuarit sikurse Khuarixhët dhe Rafidat mendojnë ndryshe. Kurani i lavdëron ata dhe e sqaron pozitën dhe reputacionin e tyre. Allahu (tebareke ue te ala) ka thënë:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
”Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirunët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe Ensarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në besim), me këta Allahu është mjaft i kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta kopshte të begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje përgjithmonë. Ky është ngadhënjimi madhështor.”1
لَا يَسْتَوِي مِنكُم مَّنْ أَنفَقَ مِن قَبْلِ الْفَتْحِ وَقَاتَلَ أُوْلَئِكَ أَعْظَمُ دَرَجَةً مِّنَ الَّذِينَ أَنفَقُوا مِن بَعْدُ وَقَاتَلُوا وَكُلًّا وَعَدَ اللَّهُ الْحُسْنَى
”Nuk janë njësoj ndërmjet jush ata që shpenzuan dhe luftuan para çlirimit (të Mekës). Të tillët janë në gradë më të lartë se ata që shpenzuan dhe luftuan më pas. Por për të gjithë Allahu ka premtuar të mira dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.” 2
Atyre që dhuruan lëmoshë dhe luftuan para çlirimit (të Mekës) u është premtuar më e mira dhe e larta. Ata që dhuruan lëmoshë dhe luftuan më pas edhe atyre i është premtuar më e mira dhe më e larta:
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
“Muhammedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kufarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur (në ruku) dhe duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e tyre (e besimit të tyre) është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes (gjatë faljes). Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë (e mbjellë) e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë kufarët me anë të tyre.” 3
لِلْفُقَرَاء الْمُهَاجِرِينَ الَّذِينَ أُخْرِجُوا مِن دِيارِهِمْ وَأَمْوَالِهِمْ يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا وَيَنصُرُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الصَّادِقُونَ وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِّمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَن يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ
”Ka gjithashtu një pjesë në këtë plaçkë) Për (Muhaxhirët) të mërguarit e varfër, të cilët u përzunë nga shtëpitë e tyre për të kërkuar mirësinë e Allahut dhe për të fituar kënaqësinë e Tij, dhe për të ndihmuar Allahun dhe të dërguarin e Tij. Padyshim që të këtillët janë të vërtetët. Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pranuan besimin, i duan ata që u shpërngulën tek ata dhe nuk kanë aspak zili në gjokset e tyre për atë që iu dhe atyre (nga plaçka e Beni-Nadir) dhe i parapëlqejnë ata (Muhaxhirët) mbi veten e tyre, edhe pse ata vetë kishin nevojë për të. Dhe kushdo që shpëton nga lakmia vetjake, tamam të këtillët do të jenë ngadhënjimtarët. Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.” 4
Armiqtë e sahabëve sikurse Rafidat dhe Khuarixhët nuk janë vëllezërit e sahabëve. Zemrat e tyre janë plot ligësi dhe urrejtje ndaj sahabëve të të dërguarit ﷺ. Gjurmët e kësaj ligësie dhe urrejtje që ata e kanë vërehen në fjalët dhe shkrimet e tyre. Ata bëjnë tekfir mbi sahabët, i kritikojnë dhe i fyejnë ata.
Imam Maliku argumentoi me këto ajete:
لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
”Që Ai t’i tërbojë kufarët me anë të tyre.”
dhe:
وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ
“Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan..”
Për të përcaktuar se ata nuk kanë të drejtë të plaçkës së luftës. Plaçka u jepet vetëm njerëzve që i luten Allahut që të jetë i kënaqur me sahabët, e di vlerën e tyre, dhe lutet me këtë dua:
رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ
“Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan.”
Kush i mallkon ata, i fyen dhe bënë tekfir mbi ta nuk meriton asgjë nga plaçka fare. Një person i tillë mund edhe të bëjë kufër siç ka thënë Allahu (tebareke ue te ala):
لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
“Që Ai t’i tërbojë kufarët me anë të tyre”
Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:
”… pastaj Umer bin el-Khatabi, pastaj Uthman bin Afani.”
Bukhari transmetoi se Ibn Umeri (radijAllahu anhuma) ka thënë:
”Në kohën e profetit ﷺ e konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin. Pastaj nuk thoshim më shumë.” 5
1 9:100.
2 57:10.
3 48:29.
4 59:8-10.
5 el-Bukhari (3655).