Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Njohja e profetit tonë Muhamed ﷺ

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 47-48
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Parimi i tretë është të njohësh profetin tënd Muhamedin ﷺ. Ai quhej Muhamed bin Abdil-lah bin Abdil-Mutalib bin Hashim. Hashimi ishte prej fisit Kurejsh, Kurejshët janë prej arabëve dhe arabët janë pasardhësit e Ismailit ﷺ, birit të Ibrahimit, Khalilit –lavdërimet më të larta dhe salavatet qofshin mbi të dhe mbi profetin tonë.

Shpjegimi

Ky është parimi i tretë; njohja e profetit tonë Muhamed ﷺ. Njeriu është i detyruar që të njoh profetin e tij te cilin Allahu ja ka dërguar atij. Profeti ﷺ ja ka sqaruar dispozitat me të cilat Allahu e ka detyruar dhe ja ka sqaruar adhurimin për të cilin Allahu e ka krijuar atë.

Ky profet quhej Muhamed ﷺ. Ai është profeti i fundit dhe i dërguari i Allahut tek të gjithë xhinët dhe njerëzit. Allahu e dërgoi atë tek të gjithë njerëzit.

Allahu -te ala- ka thënë:

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا

”Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” Al-A’raf, 7:158

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِّلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

”Ne nuk të dërguam ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Sebe’ë, 34:28

Emri i tij ishte Muhamed, Ahmed, El-Hashir, El-Mehi dhe El-Mukafi sepse ai është profeti i fundit. Ai është profeti i pendimit, profeti i mëshirës dhe profeti i butësisë. Këta janë të gjithë emrat e tij ﷺ. Emri më i njohur, më i mirë dhe më madhështorë është megjithatë Muhamed, të cilin ia dha familja e tij dhe që përmendet në Kuran.

Allahu -te ala- ka thënë:

مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ

”Muhamedi është i dërguari i Allahut.” El-Fet’h, 48:29

E njëjta gjë vlen për emrin Ahmed. Këtë emër e përmendi Isai ﷺ kur dha lajmin përgëzues për ardhjen e tij:

وَإِذْ قَالَ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُم مُّصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ وَمُبَشِّرًا بِرَسُولٍ يَأْتِي مِن بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ

”Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i Allahut tek ju, jam vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” Es-Saff, 61:6

Prandaj ai quhej Muhamed, emri i babait të tij ishte Abdullah, gjyshi i tij quhej Shejbeh, por e thërrisnin Abdul-Mutalib, dhe babai i gjyshit të tij quhej Hashim.

Hashimi ishte i pari i Kurejshëve, po ashtu edhe Abdul-Mutalibi. Hashimi ishte nga Kurejshët që është një fis i madh, dhe ata janë arabët më të mirë. Profeti ﷺ ishte më i miri prej pasardhësve të Hashimit. Fisi Hashim janë fisi më i mirë i Kurejshëve. Është thënë se Kurejsh ishte një njeri me emrin Fihr bin Malik. Një tjetër mendim është se ai quhej en-Nedhr bin Kenaneh, gjyshi i Fihr bin Malikut. Kurejshët janë të arabizuar dhe kanë mësuar gjuhën arabe. Atyre u dha një gjuhë e qartë arabe. Ata janë më shumë arabë se sa fisi Kahtan. Prandaj, thuhet se ka arabë burimorë dhe ata që janë bërë arabë.

Këta të fundit janë pasardhës të Ismailit ﷺ, birit të Ibrahimit, Khalilit ﷺ.

Shpërndaje: