Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Çka mendoni për lartësimin e Allahut mbi krijimin dhe ngritjen mbi fron?

Autor: Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di (v. 1376)

Shpjegues i librit: Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Berijjat ala Kitab Ahamm-il-Muhimmat, fq. 28-32

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Abdurr-Rrahman es-Sa’di ka thënë:

Pyetja e katërt: Çka mendoni për lartësimin Allahut mbi krijesat dhe ngritjen mbi arsh?

Përgjigje: Ne e njohim Zotin tonë se është më i Larti dhe i Lartësuar në të gjitha kuptimet dhe aspektet:

1 – Më i Larti me Qenien e Tij.

2 – Më i Larti me pozitën dhe cilësitë e Tij.

3 – Më i Larti me pushtetin dhe fuqinë e Tij.

Ai është i ndarë nga krijesat e Tij dhe është ngritur mbi arshin e Tij siç na ka përshkruar këtë neve.

Ngritja është e njohur. Mënyra se si është e panjohur. Ai na ka treguar se Ai është ngritur pa na treguar se si e ka bërë atë.

Ne jemi të detyruar që të besojmë gjithçka që Ai na ka treguar në librin e Tij dhe me anë të të dërguarit të Tij ﷺ, pa shtuar apo mangësuar.

Shpjegimi

Lartësimi i Allahut mbi krijimin është i gdhendur në natyrshmërinë e njeriut. Kur robi i lutet Allahut ai drejtohet me zemrën dhe shpirtin e tij drejt Allahut (azze ue xhel) dhe e ngre kokën e tij drejt qiellit. Ai shpreson për ndihmë nga Ai që është ngritur mbi arsh. Ehl-us-Sunneti besojnë se Allahu është ngritur mbi arsh dhe është i ndarë nga krijimi ndërsa dituria e Tij arrin kudo.

Ngritja do të thotë lartësim dhe qëndrueshmëri. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

لِتَسْتَوُوا عَلَى ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَوَإِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ

 “Që të mund të përkujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur të hipni në to dhe të thoni: “Lavdi i qoftë Atij i Cili e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne kurrë nuk do të mund ta kishim atë (nën pushtet me përpjekjet tona). Dhe me të vërtetë që te Zoti ynë me siguri do të kthehemi!” 1

Këtu do të thotë lartësim dhe qëndrueshmëri. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët e Allahut (te ala):

وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ وَقِيلَ بُعْداً لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ

 “Dhe anija)ä u ndal në kodrën Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!” 2

Do të thotë qëndroi mbi kodër.

Ai që e interpreton fjalën në një mënyrë tjetër është i devijuar. Esharitë e shtrembërojnë këtë cilësi dhe thonë se do të thotë arritje e pushtetit. Ky interpretim është i rremë. Ata argumentojnë me prozën e el-Akhtalit:

“Bishr u ngritë (istaua) mbi Irakun pa shpatë ose pa derdhur gjak.”

El-Akhtal ishte një nasrani (i krishterë) i neveritshëm proza ​​e të cilit nuk mund të përbëjë një shpjegim të Kuranit.

Përveç kësaj, mbizotërimi do të thotë mungesë e fuqisë më parë. Prandaj Malik bin Enesi (rahimehullah) e dënoi personin që pyeti se si Allahu u ngrit mbi arsh. Ai e uli kokën dhe filloi të djersitej. Pastaj e ngriti kokën dhe tha:

“Ngritja është e njohur. Mënyra se si është e panjohur. Është e detyrueshme ta besosh atë. Është bidat që të pyesësh në lidhje me të. Ti je njeri i keq. Nxirreni nga xhamia.” 3

Si pasojë ai u dëbua.

Për të interpretuar ngritjen si mbikëqyrje është e njëjtë me marrjen e pushtetit. E gjithë kjo është injorancë dhe devijim. Kush e mbikëqyrte arshin përpara Krijuesit të arshit (subhanehu ue te ala)?

Ngritja e Allahut mbi arsh është një aspekt i lartësimit dhe ka të bëjë me lartësimin e Qenies së Tij. Lartësimet e tjera janë status dhe cilësi. Pasi që Allahu (azze ue xhel) ka një Qenie që nuk është e ngjashëm me qeniet e tjera ne duhet të dimë se Ai gjithashtu ka cilësi që nuk janë të ngjashme me cilësitë e të tjerëve. A do të thotë se aftësia e Allahut është si aftësia e njeriut vetëm për shkak se ata të dy kanë aftësi? Jo. Asgjë nuk mund të mbajë aftësinë e Allahut ndërsa aftësitë e krijesave janë të përshtatur për ta. E njëjta gjë vlen edhe për dijen e Allahut dhe për cilësitë e tjera. Dituria e Allahut përfshin gjithçka ndërsa dija e njerëzve është e kufizuar. Lartësimi i madhështisë së Allahut kërkon që statusi i Tij të jetë i lartë. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:

لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ

”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”4

قُلْ أَيُّ شَيْءٍ أَكْبَرُ شَهَادةً قُلِ اللّهِ شَهِيدٌ بِيْنِي وَبَيْنَكُمْ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ

“Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “Allahu është Dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kuran që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet.” 5

Lidhur me forcën e lartësimit, kështu që ne jemi të detyruar të dimë se Allahu posedon të gjithë krijimin e Tij. Ai i ka të gjithë në fuqinë e Tij. Ai bën atë që dëshiron me ta. Ai vendos për ta atë që Ai dëshiron. Allahu (te ala) ka thënë:

وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ

 “Ai është Sunduesi dhe që është lart mbi robërit e Tij. Ai është më i Urti dhe Njohësi i thellë i çdo gjëje.” 6

وَاللّهُ غَالِبٌ عَلَى أَمْرِهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُونَ

 “Allahu ka fuqi dhe kontroll të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” 7

Kështu Allahu ia ndau detin Musait ﷺ ndërsa njëkohësisht Ai e fundosi Faraonin dhe popullin e tij në të.

Ai lejoi zjarrin të jetë i ftohtë dhe i butë për Ibrahimin ﷺ.

Ai iu përgjigj lutjes së Nuhit ﷺ dhe i fundosi të gjithë në tokë përveç Nuhit dhe ata që ishin me të në arkë.

Ai e shkatërroi popullin Ad me një stuhi.

Ai e likuidoi popullin e Salihut ﷺ me një krismë.

Ai e ngriti Isain ﷺ në qiell dhe e shpëtoi nga dinakëria e jehudëve.

Ai e ngriti Muhammedin ﷺ deri në qiellin e shtatë.

Të gjitha këto dëshmojnë forcën dhe fuqinë e Zotit (subhanehu ue te ala) mbi robërit e Tij.

Si përmbledhje, lartësimi përbëhet nga tre lloje: lartësimi i Qenies, lartësimi i statusit dhe lartësimi i forcës. Ne jemi të obliguar t’i besojmë ato të gjitha, dhe se Allahu është mbi arshin e Tij dhe i ndarë nga krijimi i Tij ndërsa dituria e Tij arrin kudo.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ وَنَعْلَمُ مَا تُوَسْوِسُ بِهِ نَفْسُهُ وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنْ حَبْلِ الْوَرِيدِ

 “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rreh) i qafës së tij.” 8

أَلَمْ تَرَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَا يَكُونُ مِن نَّجْوَى ثَلَاثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَا أَدْنَى مِن ذَلِكَ وَلَا أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوا يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّ اللَّهَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“A nuk e ke parë se Allahu është në dijeni për gjithë ç’gjindet në qiej dhe gjithë ç’gjindet në tokë? Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave veçse Ai është i katërti; e as mes pesë vetave veçse Ai është i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj Ai do t’i njoftojë ata në Ditën e Kijametit për gjithë ç’kanë bërë. Vërtet që Allahu është i Gjithëditur për çdo gjë.” 9

Allahu nuk na ka urdhëruar që t’i drejtohemi një ndërmjetësuesi kur ne do t’i lutemi Atij për diçka. Ai na shpjegoi këtë kur Ai tha:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُواْ لِي وَلْيُؤْمِنُواْ بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

”E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet. Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëzohen në rrugën e drejt.”10

O njeri! Lutju Zotit tuaj fshehurazi dhe haptazi. Kthehu tek Ai në gjithçka që ka lidhje me ty. Ai është Ai që shmang vështirësitë. Është Ai që i përgjigjet lutjeve. Unë të paralajmëroj që t’i drejtohesh dikujt tjetër përveç Tij. Nëse i drejtohesh dikujt tjetër do të devijosh dhe do të shkëputësh lidhjet tuaja me Të. Si pasojë, Allahut nuk do t’i interesojë se ti shkatërrohesh.


1 Ez-Zukhruf 43: 13-14.

2 Hud 11: 44.

3 Sherh Usul i’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (644), Ebu Nu’ajm në “Hujet-ul-Eulija” (6/325) dhe Dhehebi në “el-‘Uluv” në fq. 139 ku thotë: “Kjo është konfirmuar nga Maliku.” Ibn Haxheri e përmendi atë në “Fet’h-ul-Bari” (13/406) dhe tha se zinxhiri i transmetimit është i mirë.

4 Esh-Shura 42:11.

5 En-Aam 6:19.

6 En-Aam 6:18.

7 Jusuf 12:21.

8 Kaf 50:16.

9 El-Muxhadilah 58:7.

10 El-Bekare 2:186.

Shpërndaje: