Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 42-43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë shpjegova një pjesë të saj në kritikën time ndaj el-Meududit, që ai shkroi kah fundi i librit të tij “el-Hixhab”. Aty kam përmendur se hadithit të Katades i mungon një sahabi në zinxhirin e transmetimit, ndërsa hadithit i Ibn Xhurejxhit ka shkëputje në zinxhir, sepse ekziston një boshllëk i madh mes tij dhe Aishës. El-Meududi vërtetë e pranoi atë hadith, sepse besoi se dy zinxhirët e forcojnë hadithin. Argumenti i tij ishte se ato janë në përputhje të plotë me njëri-tjetrin. Megjithatë, atij i ka ikur – por nuk them se i ka mbyllur sytë- ajo se zinxhirit që i mungojnë transmetues i mungon ajo që është në zinxhirin që i mungon një sahabi, dhe se që kemi përmendur ato hadithe janë në kundërshtim me Kuranin. Ato janë në përputhje vetëm në aspektin e shprehës së hadithit që i atribuohet profetit (salAllahu alejhi ue selem). Ajo që sqaron dallimin në mes dy haditheve është se profesor el-Meududi argumentoi me to për të dëshmuar se gruaja është auret e tëra, përveç fytyrës dhe duarve dhe nuk i lejohet që t’ua tregojë njerëzve, madje as për të atin dhe vëllain e saj. Kjo është ajo që më shtyu mua që të kritikoj atë dhe ti kërkojë botuesit që të botoj kritikën time. Aty, kam përmendur se hadithit që i mungojnë sahabitë është i përgjithshëm dhe mund të specifikohet me një argument të veçanta dhe të njohura. I kam përmendur disa prej tyre në kritikën e lartpërmendur. Sa i përket hadithit të cilit i mungon transmetuesi në zinxhirë, kështu që ai përbëhet nga një shtojcë. Shtojca thotë qartë se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) urreu që Aishah u shfaq e zbukuruar para djalit të vëllait të saj, e cila shkon në kundërshtim me Kuranin. Kjo shtojca nuk është në hadithin të cilit i mungon sahabiu. Me fjalë të tjera ato janë të ndara dhe nuk mund të bashkohen.