Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Ligjësohet që namazi i teravive në Ramazan të falet me xhemat

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është ligjësuar falja e teravive me xhemat gjatë Ramazanit. Është më mirë se të falesh i vetëm, në bazë të faktit se vetë profeti ﷺ e bëri këtë dhe tregoi vlerën e kësaj.

Ebu Dherri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Agjëruam Ramazin me të dërguarin e Allahut ﷺ dhe ai nuk u fal me ne (në namazin e teravive) deri sa mbetën shtatë netë nga muaji. Atë natë u fal me ne derisa kaloi një e treta e natës. Natën e gjashtë para mbarimit të muajit, ai nuk u fal me ne. U fal me ne natën e pestë para mbarimit të muajit dhe u falëm derisa kaloi gjysma e natës. 

Ne i thamë: “O i dërguari i Allahut, sikurse të na shtyje namazin që të faleshim tërë natën.”

 Ai ﷺ tha: “Kush falet me imamin derisa ai ta përfundojë namazin, do të shpërblehet sikur të jetë falur tërë natën.”

Pastaj nuk u fal me ne, veçse natën e tretë para mbarimit të muajit, në të cilën thirri edhe familjen e tij dhe u fal me ne derisa u frikësuam se do të hyjë koha e syfyrit.”

Hadithi është autentik, është transmetuar nga autorët e librave Es-Sunen dhe nga të tjerët, po ashtu përmendet në Salat-ut-Tarauih, fq. 16-17, Sahih Ebi Daud (1245) dhe El-Irua (447).

Shpërndaje: