Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Mos e humb bujtjen (qëndrimin) në Mina dhe Muzdelifeh

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 8-9

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

3 – Ki kujdes të mos e braktisësh bujtjen (qëndrimin) natën në Mina e cila është nata e ditës së Arafatit. Bujtja (qëndrimi) aty është obligim. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e praktikoi atë dhe e urdhëroi këtë kur tha:

“Merrini ritualet (e haxhit) tuaja nga unë!”

Përveç kësaj, është obligim bujtja (qëndrimi) edhe në Muzdelifeh derisa të falësh namazin e sabahut. Nëse të humbet bujtja (qëndrimi) aty, të paktën mos e humb namazin e sabahut aty. Falja e namazit të sabahut aty është obligim, bile disa dijetarë mendojnë se falja e namazit të sabahut aty është një nga shtyllat e haxhit. Vetëm gratë dhe të dobëtit lirohen nga bujtja (qëndrimi) aty. Atyre ju lejohet të braktisin vendin pas mesnatës.

Shpërndaje: