Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është e pëlqyer që ata të falin dy rekate së bashku. Veprimi është transmetuar nga selefët dhe janë dy transmetime në lidhje me këtë:
1 – Ebu Seid (robi i Ebu Usejdit) ka thënë:
“Kam qenë rob kur u martova. I ftova disa nga sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ, në mesin e të cilëve ishin Ibn Mesudi, Ebu Dherri dhe Hudhejfeh. U ngritëm të falim namaz dhe Ebu Dherri doli përpara për t’u bërë imam. Ata i thanë: “Largohu!1” Unë i thashë: “A kështu duhet?” Ata thanë: “Po.” Unë iu priva në namaz ndërsa isha rob. Ata më mësuan dhe më thanë: “Kur të hyjë gruaja jote tek ti, fali dy rekate namaz me të, pastaj lute Allahun për mirësinë e saj dhe kërko mbrojtje prej Tij nga e keqja e saj, pastaj veproni çfarë të dëshironi.”2
2 – Shekik ka thënë:
“Një burrë i quajtur Ebu Harith3 erdhi dhe tha: “Jam martuar me një vajzë të virgjër dhe kam frikë se do ta urrej atë.” Abdullah bin Mesudi i tha: “Dashuria është nga Allahu dhe urrejtja është nga shejtani. Shejtani dëshiron që ju t’i urreni gjërat të cilat Allahu ua ka lejuar. Prandaj kur ajo të vjen tek ti, urdhëroje që t’i falë dy rekate me ty.”
Në një tjetër transmetim tjetër përmendet shtojca e mëposhtme nga Ibn Mesudi:
“Thuaj:
اللَّهُمَّ بَارِكْ لِي فِي أَهْلِي، وَبَارِكْ لأَهْلِي فِيَّ، اللَّهُمَّ اجْمَعْ بَيْنَنَا مَا جَمَعْتَ فِي خَيْرٍ، وَفَرِّقْ بَيْنَنَا إِذَا فَرَّقْتَ فِي خَيْرٍ
“O Allahu im, na bashko për derisa na bashkon në mirësi, dhe na ndaj përderisa na ndan në mirësi.”4
1 Do të thotë se mysafiri nuk i prinë në namaz zotit të shtëpisë pa lejen e tij.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Burri nuk duhet të udhëhiqet në namaz në shtëpinë e tij apo në autoritetin e tij.”
Transmeton Muslimi dhe Ebu Auaneh. Ky hadith përmendet në “Sahih Sunen Ebi Daud (594)”.
2 Ibn Ebi Shejbeh (7/50) deri në (12/43) dhe Abdurr-Rrezaku (6/191-192) me një zinxhir të saktë deri tek Ebu Seidi i cili është i panjohur, nuk kam parë askënd të përmend atë përveç Hafidh Ibn Haxherit në librin e tij “el-Isabeh”, ai e përmendi atë në mesin e atyre që kanë transmetuar nga pronari i tij Ebu Usejd bin Malik Rabi’ah el-Ensari. Pastaj e kam gjetur atë në librin “eth-Thikat” të Ibn Hibanit.
Ibn Hibani tha në eth-Thikat (5/588): “Ai transmetoi nga disa sahabi. Ebu Nedhrah transmetoi prej tij.”
Ai e transmetoi këtë transmetim pa fjalën “Ata më mësuan…”.
3 Dhehebi e përmendi atë në ”el-Mushtebih” dhe tha se ai ishte sahabi.
4 Ibn Ebi Shejbeh (7/50), (12/43) dhe Abdurr-Rrezaku (6/191-192), zinxhiri i transmetimit është i saktë.