Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Uji i tij është pastrues

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:

Profeti ka thënë:

“Uji i tij është pastrues …”

Shpjegimi:

Domethënë, uji i detit është pastrues. Uji i tij pastron edhe pse shija e tij është ndryshuar nga përmbajtja e kripës ose diçkaje tjetër. Kjo nuk ka rëndësi sepse ndryshimi i tij është për shkak të qëndrimit të ujit në tokë, e jo se diçka ka rënë në të. Përveç kësaj përmbajtja e kripës është gjithashtu fillimisht nga uji. Kështu, uji i detit mund të përdoret si për abdes pas papastërtive të vogla dhe për larjen e papastërtive të mëdha. Ne gjithashtu mund të pastrojmë rrobat, trupin dhe gjërat e tjera me ujë të detit. Pra, nëse një person që është i papastër xhunub, dëshiron të lahet dhe është në det dhe kërcen në të, shpërlan gojën e tij dhe shfrynë hundën, largohet xhunubllëku i tij. Prandaj ai mund të falet sepse është i pastër.

Shpërndaje: