Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të dashur vëllezër, disa nga të detyrat mes bashkëshortëve vijnë para kërkesës për martesë, disa gjatë kërkesës për martesë, disa gjatë aktit të martesës dhe disa pasi të jetë bërë akti i martesës.
Një nga të detyrat e bashkëshortëve para kërkesës për martesë është detyra e zgjedhjes e cila bëhet duke u bazuar mbi fenë, devotshmërinë dhe moralin. Mashkulli duhet të ketë dëshirë të martohet me një grua për shkak të devotshmërisë, fesë dhe moralit të saj të mirë, po ashtu femra duhet të ketë dëshirë të martohet me një bashkëshort për shkak të devotshmërisë, fesë dhe moralit të tij të mirë sepse këto cilësi janë bazat e mirësisë dhe lumturisë.
Atij që i mungon feja (nuk është fetar), i mungon mirësia dhe nuk ka mirësi në atë që nuk ka fe sado që t’i zotëroj shkaqet e tjera të lumturisë. Prandaj Zoti i jonë – i Lartësuar- thotë:
”Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” El-Muxhedele, 58:11
Allahu – i Lartësuar ngritjen e gradëve e ka bërë mbi bazë të dijes së tyre nëse ajo dije është e shoqëruar me besim sepse e mira nuk mund të arrihet përveçse nëse është e shoqëruar me fenë. Nëse mungon feja, mungon mirësia edhe nëse gjenden tek njeriu shumë shkaqe të lumturisë.
Megjithatë asnjë bukuri pa fe nuk bën dobi në lidhje me ballafaqimin me barrën e jetës bashkëshortore; pasuria nuk bën dobi nëse nuk ekziston feja, prejardhja nuk bën dobi nëse nuk ekziston feja, kjo për shkak se njeriu me fe patjetër se do të ketë edhe moral të mirë.
Është e domosdoshme që feja të jetë e lidhur me moralin e mirë sepse rruga e jetës bashkëshortore është e gjatë, ajo ka kërkesa dhe kontakt të përhershëm. Për të qenë ajo e fuqishme dhe e vazhdueshme është e nevojshme që ajo të jetë e ndërtuar mbi fe dhe morali mirë.