Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Allahu flet me zë që dëgjohet

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 58-59

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në një hadith tjetër, profeti ﷺ tha:

“Allahu do të thotë: “O Adem!” Pastaj ai përgjigjet: “Unë të përgjigjem dhe kërkojë ndihmën Tënde.” Pastaj Allahu thërret me zë: “Allahu të urdhëron që të nxjerrësh një grup prej pasardhësve të tu për në zjarr.”

Kjo pohon zërin e Allahut dhe se Allahu (subhaneh) flet me zë që dëgjohet. Engjëjt e dëgjojnë Atë. Musai ﷺ e dëgjoi Atë dhe Muhammedi ﷺ e dëgjoi Atë gjatë miraxhit. Allahu (te ala) i tha:

“Allahu të urdhëron që të nxjerrësh një grup prej pasardhësve të tu për në zjarr.”

Në një transmetim tjetër thuhet se nga 1000 njerëz 999 hyjnë në zjarr dhe vetëm një njeri shpëton prej tij. Kjo tregon se sa kërcënuese është kjo. Prandaj, Allahu (xhele ue ala) tha:

وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ

”Sado që të dëshirosh ti, shumica e njerëzve nuk do të besojnë.” 1

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ

“Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” 2

وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ

“Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.” 3

Sahabët e morën me shumë mundim, kur dëgjuan se 999 njerëz nga 1000 do të hyjnë në xhehenem. Prandaj profeti ﷺ tha në fund të hadithit:

“Mos kini frikë. 999 janë nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët. Një prej jush është nga umeti i Muhammedit.”

Kjo dëshmon se sa numër i madh nga Jexhuxhët dhe Mexhuxhët do të hyjnë në xhehenem. Ata janë njerëzit më të neveritshëm dhe shfaqen para ditës së gjykimit.


1 Jusuf 12:103.

2 En-Aam 6:116.

3 Sebe 34:20.

Shpërndaje: