Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Dallimi mes grave dhe robëreshave të profetit ﷺ

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.94-96

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dhe kjo që përmendëm më përpara nuk bie ndesh me hadithin e transmetuar nga Enesi (radijAllahu anhu):

Kur profeti zgjodhi Safije bint Hujej nga të kapurit robër të Hajberit, sahabët thanë:

“Ne nuk e dimë nëse ai është martuar me të apo e ka marrë si robëreshë. Nëse ai e mbulon atë atëherë është gruaja e tij dhe nëse ai nuk e mbulon atë atëherë është robëresha e tij.” Kur erdhi koha për të kalëruar, ai ﷺ e mbuloi atë dhe ajo u ul në deve. Atëherë ata e kuptuan se ai ishte martuar me të 1.” 2

Nuk ka asnjë kontradiktë midis hadithit dhe tefsirit të ajetit që përmendëm sepse në hadith përmendet mungesa e mbulimit me hixhab (nëse do të ishte robëreshë) dhe nuk përmendet mungesa e xhilbabit në mënyrë të pakufizuar, pra nuk mund të thuhet se domosdoshmërisht mungon mbulesa me xhilbab (për robëreshat) vetëm nëse supozohet një gjë e tillë, ose mund të kuptohet nga hadithi se për robëreshat e tij (alejhi salatu ue selam) nuk vlen mbulimi për fytyrën siç tregohet qartë në pjesën në hadith, ku thuhet: “ai ia mbuloi kurrizin dhe fytyrën asaj me rrobën e tij (pasi ishte gruaja e tij dhe jo robëresha e tij)” siç do të vijë më pas sqarimi i asaj që e forcon këtë shpjegim ku do të bëhet e qartë se kjo ishte specifike vetëm në rastin e profetit në mënyrë që sahabët të ishin në gjendje të bënin dallimin midis grave dhe robëreshave të profetit . Ky është pra kuptimi i fjalëve të sahabëve kur thanë:

“Nëse ai e mbulon atë atëherë është gruaja e tij dhe nëse ai nuk e mbulon atë atëherë është robëresha e tij.” Pra do të thotë që pjesa në hadith: “dhe nëse ai nuk e mbulon atë” d.m.th. nëse ai nuk ia mbulon fytyrën asaj. Kjo nuk do të thotë që pjesët e tjera të trupit të robëreshës ku përfshihet koka, për të mos përmendur kraharorin dhe qafën duhet të jenë të zbuluara. Në këtë mënyrë hadithi është në përputhje me ajetin 3.


1 Bukhari, Muslimi, Ahmedi dhe Ibn Sad.

2 Në një transmetim tjetër të Ibn Sad hadithi ka ardhur me tekst:

“I dërguari i Allahut ﷺ e mbuloi atë dhe e lejoi atë që të ulet pas. Ai ia mbuloi shpinën dhe fytyrën me rrobën e tij të cilën ia shtrëngoi fort nën këmbët e saj. Ai kalëroi me të dhe e trajtoi si gratë e tij të tjera.”

Ibnul-Kajimi në “Zad-ul-Ma’ad” iu referua këtij transmetimi. Hadithin e transmetoi gjithashtu dhe el-Bejhaki.

3 Për sa i përket fjalës së shejkhul-Islam Ibn Tejmijes në tefsirin e tij të sures Nur, pasi përmendi hadithin e Enesit, ai tha:

“Mbulimi është specifik vetëm për gratë e lira dhe jo për robëreshat siç ka qenë sunneti në kohën e profetit dhe në kohën e khalifëve të tij ku gratë e lira ishin të mbuluara ndërsa robëreshat nuk ishin të mbuluara me hixhab.” (Tefsir Surja en-Nur, fq. 56)

Gjëja e çuditshme në thënien e tij është se ai ia atribuon këtë dispozitë kohës së profetit që do të thotë se profeti e miratoi atë. Nëse do të kishte patur një dëshmi autentike dhe konkrete në këtë çështje kjo do të kishte mjaftuar si argument që dispozita për mbulesën e gruas vlen vetëm për gratë besimtare dhe nuk vlen për robëreshat dhe ne do të kishim hequr dorë nga mendimi ynë dhe argumenti i tyre i qartë për këtë çështje është fjala e Allahut të Lartësuar: ”dhe grave besimtare” d.m.th. sipas tyre ka kuptimin “grave të lira”, por për këtë specifikim të tyre, pra që dispozita vlen vetëm për gratë e lira, unë nuk shoh të ketë ndonjë transmetim mbi këtë temë, aq më pak një transmetim autentik. Ajo e fundit që mund të përmendet është hadithi i Enesit, më shumë se kaq nuk sjell Ibn Tejmijeh dhe me sqarimin që përmendëm tashmë të është bërë e qartë se çfarë përmban hadithi i Enesit dhe Allahu e di më së miri.

Do të kisha dëshirë të mos hyja në temën e dispozitës së veshjes së grave robëresha në mënyrë të detajuar pasi sot nuk është koha dhe vendi për të folur për këtë çështje, përndryshe do të kisha bërë një sqarim dhe verifikim ilmij nëse do të ishte e nevojshme.

Shpërndaje: