Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Mos debato shumë.

2 – Mos u grind me idiota.

3 – Nëse flet, flit shkurtë. Nëse bënë shaka, bëj shaka pak. Nëse ulesh, ulu këmbëkryq.

4 – Kujdes nga kërcitja e gishtave dhe luajtja me mjekrën, unazën dhe këllëfin e shpatës. Mos i pastro dhëmbët (në prani të të tjerëve) dhe mos e fut gishtin në hundë. Mos i largo mizat prej teje tërë kohën dhe mos vepro gjëra tjera që i bëjnë njerëzit të nënvlerësojnë dhe të përgojojnë.

5 – Ulu i qetë dhe le të jetë biseda jote e ndarë.

6- Dëgjoje atë që flet diçka të bukur pa u çuditur dhe pa i kërkuar atij që ta përsëris.

7 – Qëndro larg humorit, tregimeve dhe përrallave.

8 – Mos u trego të tjerëve se sa të pëlqen djali, robëresha, kali apo shpata jote.

9 – Gjithashtu të paralajmëroj që të mos i tregosh ëndrrat e tua.

10 – Mos u sill me sjelljen e grave dhe mos u ndrysho sikurse ndryshon robi.

 

Shpërndaje: