Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Gruaja e Ebu Bekrit me lëkurë të bardhë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.96
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Si përmbledhje, është obligim për gratë të mbulohen me xhilbab kur ato dalin nga shtëpitë e tyre. Nuk ka asnjë ndryshim në këtë dispozitë midis grave të lira dhe atyre robëresha. Përveç kësaj, gruas i lejohet të tregojë fytyrën dhe duart e saj. Gratë e vepronin këtë në kohën e profetit ﷺ dhe ai e miratoi këtë. Mund të jetë i dobishëm këtu citimi i transmetimeve të selefëve që konkretizojnë se kjo ishte praktikë edhe pas vdekjes së profetit ﷺ. Prej këtyre transmetimeve janë:

1 – Kajs bin Ebi Hazim ka thënë:

“Unë dhe babai im shkuam për vizitë te Ebu Bekri (radijAllahu anhu). Ai ishte një burrë me lëkurë të bardhë dhe trup të dobët. Pranë tij ishte Esma bint Umejs, e cila po e flladiste. Ajo ishte një grua me lëkurë të bardhë dhe kishte tatuazhe në duart e saj. Në kohën e xhahilijetit (injorancës), ato bënin tatuazhe të ngjashme me ato të berberëve. U sollën dy kuaj dhe Ebu Bekri dha pëlqimin për t’i përdorur. Ai më vendosi mbi njërin dhe babai im hipi mbi tjetrin.”1


1 Taberi në “Tahdhib-ul-Athar”, Ibn Sa’d dhe et-Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kebir”, por pa pjesën: “bënin tatuazhe”.

Zinxhiri i transmetimit është autentik.

Shpërndaje: