Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 108-109
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ e kishte zakon të lexojë Kuranin, ashtu sikurse e kishte urdhëruar Allahu -te ala-; as shpejtë e as ngadalë. Ai lexonte çdo germë qartë dhe kuptueshëm1. Ai mund të zgjaste një sure në mënyrë që ajo bëhej më gjatë se ndonjë sure tjetër që ishte më e gjatë se ajo.2
Profeti ﷺ thoshte:
”Do t’i thuhet lexuesit të Kuranit: ”Lexo, ngrihu dhe recito sikurse e kishe zakon të recitoje në dunja. Pozita jote është ajeti i fundit ku do të ndalesh.” 3
Ai i zgjaste zanoret e gjata, si në:
“Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!” 4
dhe:
“Edhe hurma të larta me vile të renditura palë.” 5,6
Profeti ﷺ e kishte zakon të ndalej pas çdo ajeti.
Gjithashtu mund të ndodhë që ai kumbonte7. Këtë ai e bëri, për shembull në lidhje me pushtimin e Mekës, kur ai ishte ulur mbi devenë e tij dhe lexoi suren ”El-Fet’h” me butësi8.” Abdullah bin Mughaffal tha se profeti ﷺ këmbonte kështu:
”Aaa …”
Profeti ﷺ urdhëroi që leximi i Kuranit të zbukurohet dhe tha:
”Zbukurojeni Kuranin me zërin tuaj. Zëri i bukur e bën Kuranin edhe më të bukur.”9
Ai ﷺ ka thënë:
”Ai që e lexon Kuranin në mënyrën më të bukur është ai që kur e dëgjoni leximin e tij e vëreni se i frikësohet Allahut.”10
Ai urdhëroi që Kurani të këndohet dhe tha:
”Mësojeni librin e Allahut, lexojeni shpesh, mbajeni atë. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se ai zhduket më lehtë se sa deveja e lidhur.”11
Ai ﷺ ka thënë gjithashtu:
”Nuk është prej nesh ai që nuk këndon me leximin e Kuranit.”12
Profeti ﷺ ka thënë:
”Allahu nuk e ka lejuar askënd siç e ka lejuar profetin të zbukuroj zërin dhe të këndoj gjatë leximit të Kuranit.”13
Ai ﷺ i ka thënë Ebu Musa El-Esh’ariut -radijAllahu anh-:
”Sikurse të më kishte parë se si dëgjoja leximin e Kuranit tënd mbrëmë. Ty të është dhënë një nga zërat e bukur të Daudit.”
Ebu Musa tha: ”Po ta kisha ditur se ti je duke qëndruar aty unë do të kisha lexuar edhe më bukur dhe më dhimbshëm për ty.”14
1 Ibn-ul-Mubarak në “Ez-Zuhd (1/162)”, Ebu Daudi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.
2 Muslimi dhe Maliku.
3 Ebu Daudi dhe Tirmidhi i cili e konsideroi autentik.
4 Bukhari dhe Ebu Daudi.
5 50:10.
6 Bukhari në ”Khalk Af’al-ul-‘Ibad” me një zinxhir të saktë transmetimi.
7 El-Munaui ka thënë: ”Kjo në parim bëhet kur je dorëlëshuar dhe në humor të mirë, siç ishte profeti ﷺ kur pushtoi një pjesë të madhe të Mekës.”
8 Bukhari dhe Muslimi.
9 Bukhari me një zinxhir të reduktuar, Ebu Daudi, Darimi, Hakimi dhe Tamam Er-Rrazi me dy zinxhir autentik.
Vërejtje
Disa transmetues e ngatërruan hadithin e parë dhe e transmetuan atë si:
”Zbukurojeni zërin tuaj me leximin e Kuranit.”
Kjo është gabim për sa i përket formulimit dhe kuptimit. Ai që e ka vërtetuar atë është zhytur në gabim sepse ai shkon kundër transmetimit autentik dhe shpjegues në këtë çështje. Gabimi është një shembull i mirë i një hadithi me kokë poshtë. Ky përgjithësim është qartësuar në “El-Ahadith Ed-Da’ifah (5328)”.
10 Autentik. Ibn-ul-Mubarak në ”Ez-Zuhd” (1/162), Darimi, Ibn Nasri, Tabarani, Ebu Nuajm në ”Akhbar Asbahan” dhe Edh-Dhija në “El-Mukhtarah”.
11 Darimi dhe Ahmedi me një zinxhir të saktë transmetimi.
12 Ebu Daudi dhe Hakim i cili e shpalli hadithin autentik dhe Dhehebi është pajtuar.
13 Bukhari, Muslimi, Tahaui dhe Ibn Mandah në “Et-Teuhid (1/81)”.
14 Abdurr-Rrezak në “El-Amali (1/44/2)”, Bukhari, Muslimi, Ibn Nasr dhe El-Hakim.