Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Mos i shkul qimet e forta nga fytyra dhe qimet poshtë mjekrës. Mos u kruaj shumë. Mos i shkul qimet e thinjura. Mos vendos shumë kuhl në sytë e tu. Mos e tepro duke vendosur shumë vaj në flokët e tua.

2 – Mos i trego gruas tënde dhe fëmijëve tuaj apo dikujt tjetër se sa është pasuria jote sepse nëse e konsiderojnë atë të pakët, të nënvlerësojnë dhe nëse e konsiderojnë të shumtë, kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty. Frikësojë ata pa dhunë dhe ji i butë ndaj tyre pa dobësi. Mos bëj shaka me robëreshën tënde.

3 – Kur të grindesh bëje atë me dinjitet. Mos ji pa respekt, mos u nxito dhe mendo për argumentet e tua.

4 – Sigurohu që të mos skuqesh në fytyrë dhe të mos djersitet balli. Nëse dikush të trajton me respekt ktheja me butësi. Flit atëherë kur të jetë larguar zemërimi. Nderoje vetën tënde dhe qëndro larg nga bollëku.

5 – Nëse sundimtari të afron, duhet të qëndrosh larg tij sa distanca e një shtize. Nëse të flet i qetë nuk duhet të jesh i sigurt se ai nuk do të kthehet kundër teje. Sillu butë me të ashtu sikurse sillesh butë me fëmijët dhe thuaji atë që ai dëshiron të dëgjojë (përderisa nuk është diçka e ndaluar).

6 – Kur të flasësh, thuaje të vërtetën. Mos e ngre zërin sikurse e ngre kur flet me një person që nuk dëgjon dhe as mos e ul zërin tënd si memec.

7- Zgjidhi fjalët e tua dhe flit një fjalim të bukur. Mos flit për gjëra të çuditshme të cilat nuk i pranojnë zemrat dhe të cilat ta rrëqethin lëkurën.

8 – Mos i përsërit fjalët tuaja, p.sh. të thuash: ”Po, po”, ”jo, jo”, ”shpejto, shpejto,” dhe të ngjashme.

9 –  Mos ji koprrac. Mos ji shkapërderdhës. Sigurohu që të kesh dije në lidhje me obligimin e pasurisë tënde dhe për shenjtërinë e shokut tënd. Mos ji në nevojë për njerëzit dhe ata do të jenë në nevojë për ty.

10- Kur një person i njeh aftësitë e tij, e nderon emrin e tij.

Shpërndaje: