Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 56-58
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
Allahu dërgoi të gjithë të dërguarit si përgëzues dhe paralajmërues. Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ
“Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” En-Nisa, 4:165
I pari ishte Nuhu ﷺ dhe i fundit ishte Muhammedi ﷺ. Argumenti se Nuhu ﷺ ishte i dërguari i parë janë fjalët e Allahut -te ala-:
إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَى نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِن بَعْدِهِ
”Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe profetët pas tij.” En-Nisa, 4:163
Shpjegimi
I dërguari Muhammed ﷺ është dërguar te të gjithë; të gjithë xhinët dhe të gjithë njerëzit.
Allahu -te ala- ka thënë:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا
“Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” Al-A’raf, 7:158
وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا كَافَّةً لِّلنَّاسِ بَشِيرًا وَنَذِيرًا وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ
“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Sebe’ë, 34:28
Ai ﷺ është pra profeti i fundit, pas tij nuk do të ketë profet tjetër.
Edhe të dërguarit e tjerë u dërguan tek umetet e tyre si përgëzues dhe paralajmërues. I dërguari i parë ishte Nuhu ﷺ i cili u dërgua pasi që populli i tij kishte filluar t’i adhurojë idhujt. Para tij ishte Ademi ﷺ i cili ishte profet, i dërguar dhe i besuar. Allahu e dërgoi Nuhun te pasardhësit e tij në mënyrë që ata të adhurojnë Allahun sipas sheriatit (fesë) me të cilin i ati i tyre Ademi ﷺ kishte ardhur. Pasardhësit ishin musliman dhe të udhëzuar derisa idhujtaria u shfaq në popullin e Nuhut ﷺ. Pastaj Allahu e dërgoi Nuhun ﷺ te ata. Ai ishte i dërguari i parë që iu dërgua popullit pasi ishte shfaqur idhujtaria.
Çdo populli Allahu i ka dërguar një të dërguar. Adit ia dërgoi Hudin ﷺ. Themudit ia dërgoi Salihun ﷺ. Pastaj Allahu dërgoi Ibrahimin ﷺ, Lutin ﷺ dhe Shuajbin ﷺ. Pastaj dërgojë me radhë të dërguarit e tjerë, prej tyre ishin edhe Musai ﷺ, Haruni ﷺ, Isai ﷺ, Ejubi ﷺ, Daudi ﷺ dhe Sulejmani ﷺ. Profecia u përmbyll me Muhammedin ﷺ. Ai ﷺ është i dërguari i fundit dhe më i miri.
Allahu -xhela ue ala- ka thënë:
رُّسُلاً مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلاَّ يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ
“Të dërguar që ishin përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve.” En-Nisa, 4:165
Ata kumtuan lajme përgëzuese që do të thotë se ua premtuan xhenetin atyre që u binden. Ata paralajmëruan do të thotë se paralajmëruan idhujtarët ndaj zjarrit dhe ndëshkimit të dhembshëm në qoftë se ata e kundërshtojnë Allahun.
Allahu e dërgoi edhe Muhammedin ﷺ si përgëzues dhe paralajmërues.
Allahu -te ala- ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُّنِيرًا
“O ti profet, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.” El-Ahzab, 33:45-46
مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَكِن رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
“Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë profetëve, e Allahu është gjithnjë i Gjithëdituri për çdo gjë.” El-Ahzab, 33:40
Të gjithë popujt ishin të detyruar të pasojnë të dërguarit e tyre dhe t’i nënshtroheshin udhëzimit të cilin ata e kumtuan. Allahu ia ka premtuar lumturinë në të dy jetët atij që e bënë këtë. Megjithatë, shumica e tyre kundërshtuan dhe luftuan atë që kumtuan të dërguarit e tyre.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ
”Dhe prapë shumica e njerëzve nuk do të besojnë edhe sikur ti ta lakmosh këtë (që njerëzit të besojnë).” Jusuf, 12:103
وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ
“Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.” En-Aam, 6:116
وَقَلِيلٌ مِّنْ عِبَادِيَ الشَّكُورُ
“E nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” Sebe’ë 34:13
وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ
“Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.” Sebe’ë, 34:20
Të gjithë të dërguarit i thirrën popujt e tyre që të adhurojnë Allahun të Vetëm, t’i binden Atij dhe të përmbahen nga idhujtaria dhe të mos e kundërshtojnë Allahun.
Allahu -te ala- ka thënë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
Do të thotë nënshtrojuni Atij dhe adhurojeni vetëm Atë, përqendrohuni në fenë e Tij dhe mos e adhuroni tagutin.