Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 91-92
Përktheu: Valdet Gashi
3 – el-Husejn bin Muhammed bin Sa’id el-Mutabbaki na tregoi, Muhammed bin Mansur et-Tusi na tregoi, Ebu Ahmed ez-Zubejr na tregoi, Sufjani ka thënë, nga el-A’mash, nga Ebu Sufjan, nga Xhabiri i cili tha:
I dërguari i Allahut ﷺ thoshte shpesh:
“O Ti që i rrotullon zemrat! Bëje të qëndrueshme zemrën time në fenë Tënde.“ Disa nga sahabët e tij i thanë: “O i dërguar i Allahut! A po frikësohesh për ne pasi ne të kemi besuar ty dhe jemi bindur në shpalljen që të ka zbritur?” Ai tha: “Po. Zemrat janë mes dy gishtave të Mëshiruesit (azze ue xhel). Ai i rrotullon ato. I dërguari i Allahut ﷺ tregoi me gishtat e tij.”