Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 92-94
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
45 – Ebu Bekr en-Nejsaburi na tregoi, el-Abbas bin el-Uelid bin Jezid na tregoi, babai im më informoi, Ibn Xhabiri na tregoi… Gjithashtu, el-Husejn bin Ismail na tregoi, Abdurr-Rrahman bin Junus es-Sarraxh na tregoi: el-Uelid bin Muslim na tregoi, nga Ibn Xhabir, nga Busr bin Ubejdil-lah el-Hadhrami, nga Ebu Idris el-Khaulani: E kam dëgjuar en-Nauuas bin el-Sam’an el-Kul-labi duke thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke ﷺ thënë:
“Nuk ka zemër vetëm se ajo është midis dy gishtave të Zotit të krijesave. Nëse Ai dëshiron ta drejtojë atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai dëshiron ta devijoi atë, Ai e bën këtë.”
Ai tha:
Profeti ﷺ e kishte zakon të thoshte:
يَا مُقَلِّبَ الْقُلُوبِ ثبتنا عَلَى دِينِكَ
“O Ti që i rrotullon zemrat! Na forco në fenë Tënde.”
El-Abbasi ka thënë:
“… mes gishtave të Mëshirshmit (azze ue xhel). Nëse Ai dëshiron ta drejtojë atë, Ai e bën këtë, dhe në qoftë se Ai dëshiron ta devijoi atë, Ai e bën këtë.”
Ai gjithashtu tha:
ثبت قلوبنا عَلَى دِينِكَ
“Na i forco zemrat në fenë Tënde.”