Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

66.Trajtimi i vesveseve gjatë namazit

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 111

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Uthman ibn Ebil As, i tha profetit: ”O i dërguar i Allahut! Shejtani qëndron midis meje, namazit dhe leximit tim, kështu që unë e ngatërroj atë dhe dyshojë në të.”

I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Ai është një shejtan i cili quhet Khinzef. Nëse ti e ndien atë, duhet të kërkosh mbrojtjen e Allahut dhe të pështysh tri herë në të majtën tënde.” Unë e bëra këtë dhe Allahu e largoi atë prej meje.”1


1 Muslimi dhe Ahmedi. Imam Neueuiu -rahimehullah- ka thënë:

”Hadithi dëshmon se është e rekomanduar që të kërkohet mbrojtje nga Allahu kundër shejtanit dhe të pështysh tri herë në të majtë lidhur me vesveset.”

Shpërndaje: