Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Bidate të ndryshme

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 55-56

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

123 – Festimet rreth perdes së Qabes.

124 – Mbulesa e Mekamu Ibrahimit.

125 – Haxhiu lidh lecka në mekamin e Ibrahimit dhe në minber për të arritur dëshirat e tij.

126 – Haxhitë shkruajnë emrat e tyre mbi shtyllat dhe muret e Qabes dhe porosisin të tjerët të bëjnë këtë.

127 – Konsiderojnë se është e lejuar të kalojnë përpara namaz falësit në xhaminë e shenjtë dhe të kundërshtojnë atë që e pengon një person të kalojë.

128 – Pas kryerjes së haxhit, haxhiun e quajnë me emrin “haxhi” (حاج).

129 – Dalja nga Meka për të kryer umre nafile.

130 – Pas Tauaf-ul-Ueda, haxhiu del duke ecur nga prapa nga xhamia e shenjtë.

131 – Shtëpia e haxhiut ngjyroset me të bardhë dhe zbukurohet me vizatime, me emrin e tij dhe datën e haxhit.

Shpërndaje: