Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
183 – Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ai që hyn në një treg dhe thotë:
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكً وَ لَهُ الْحَمْدُ يُحْيِي وَ يُمِيتُ وَ هُوَ حَيٌّ لاَ يَمُوتُ ، بِيَدِهِ الْخَيْرُ وَ هُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدْيرٌ
“Nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut të vetëm dhe të pa rival; Atij i takon sundimi dhe falënderimi e lavdërimi. Ai jep jetë dhe vdekje. Ai është i Gjalli dhe nuk vdes kurrë. Në dorën e Tij është e gjithë mirësia dhe Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.”
Allahu i shkruan atij një milion shpërblime, ia shlyen një milion mëkate dhe e ngritë atë një milion shkallë.”