Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Aishah -radijAllahu anha- gjithashtu tha:
“Bleva disa jastëk me figura. Kur profeti ﷺ i pa, qëndroi te dera dhe nuk hynte brenda. Pashë në fytyrën e tij se kjo nuk i pëlqeu dhe i thashë:
“Pendohem te Allahu dhe i dërguari i Tij, çfarë mëkati kam bërë?”
Profeti ﷺ tha: “Çfarë janë këta jastëkë kështu?”
I thashë: “I bleva që të ulesh dhe të mbështetësh në to.”
Profeti ﷺ tha: “A nuk e di se engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë dhe se ata që i bëjnë këto figura do të ndëshkohen në ditën e gjykimit dhe do t’u thuhet atyre: Jepuni jetë asaj që keni krijuar!” [Ai nuk hyri brenda derisa i hoqa ato.]
Transmeton Bukhari (5957), Muslimi, Ebu Bekr esh-Shafi’i në “el-Fauaid” i cili qëndron për shtojcën dhe më shumë. Hadithi dëshmon se figurat e dukshme ndalojnë engjëjt të hyjnë në shtëpi edhe nëse ato janë të papërfillshme. Ishte pikërisht për shkak të imazheve të papërfillshme që ai ﷺ refuzoi të hynte derisa ato të nxirreshin. Pikërisht për imazhet e papërfillshme ai ﷺ tha:
“Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë.”