Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
184 – Transmetohet nga njëri prej sahabëve i cili ka thënë:
“Ishim në të njëjtën kafshë me profetin ﷺ dhe unë isha ulur prapa tij. Për një moment, kafsha u pengua.
Unë thashë: “U shkatërroftë shejtani!”
Atëherë ai ﷺ më tha:
لا تقل : تعس الشيطان ، فإنك إذا قلت ذلك تعاظم حتى يكون مثل البيت ، و يقول : بقوتي ، و لكن قل : باسم الله فإنك إذا قلت ذلك تصاغر حتى يكون مثل الذباب
“Mos thuaj: “U shkatërroftë shejtani!” Në qoftë se ti thua këtë, ai mburret me veten e tij sa që bëhet i madh sa një shtëpi, dhe thotë: “Betohem në fuqinë time!” Mirëpo thuaj:
بسم الله
“Me emrin e Allahut.”
Nëse ti e thua këtë, ai bëhet i vogël sa një mizë.”
Transmeton Ebu Daudi me një zinxhir autentik.