Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
185 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Të dërguarit të Allahut ﷺ i ishte dhuruar një qengj.
Ai tha ﷺ:
اقسميها
“Ndaje atë.”
Aishah e pyeti shërbyesin se çfarë po thonë njerëzit? Shërbyesi tha se, ata thanë:
باَرَكَ اللهُ فِيكُمْ
“Allahu ju bekoftë.”
Pastaj Aishah radijAllahu anha tha:
وَ فِيهِمْ باَرَكَ اللهُ
“Allahu i bekoftë edhe ata.”
Ne lutemi për ta njejtë siç u lutën edhe ata për ne, ndërsa shpërblimi i merituar mbetet me ne.”
Transmeton Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë. Kjo është e saktë.