Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Fëmijët që mëkojnë në xhenet

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

El-Bera -radijAllahu anhu- tha:

“Kur Ibrahimi, biri i profetit ﷺ vdiq, ai ﷺ tha:

“Ai ka një mëndeshë në xhenet.”

Transmeton Bukhari (6195).

Ai tha këtë sepse ai vdiq kur ishte 16 ose 17 muajsh. Disa kanë thënë se ishte më i moshuar se kaq, ndërsa të tjerë kanë thënë se ishte më i ri në moshë se kaq. Allahu -te ala- e di më së miri se cila është e saktë. Në disa formulime tjera ai ﷺ tha:

“Djali im vdiq ndërsa ishte duke mëkuar. Ai ka një mëndeshë që i jep qumësht në xhenet.”

Transmeton Muslimi (2316) dhe Ibn Hibani (6950).

Nëse kjo është specifike për profetin ﷺ, nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Megjithatë, në parim nuk është asgjë specifike për profetin ﷺ derisa nuk dëshmohet e kundërta gjë e cila nuk është bërë me sa dimë ne. Dhe në qoftë se është fjala për të gjithë fëmijët e besimtarëve për të cilën ka disa transmetime të cilat nuk më kujtohet tani, por teksti është siç vijon “Në xhenet ka pemë me gjinj nga të cilat fëmijët mëkojnë” ky është një përgëzim dhe një kurajë për besimtarët në lidhje me fëmijët e tyre.

Shpërndaje: