Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Vetëm atëherë Xhibrili hyri tek profeti ﷺ

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ ka thënë:

Më erdhi Xhibrili -alejhis selam- dhe më tha: “Të erdha dje tek shtëpia në të cilën ishe dhe nuk më ndaloi të hyjë tek ti përveç një skulpturë [burrash] që ishte në derë1, gjithashtu në shtëpi gjendej një perde me piktura dhe një qen. Urdhëro që skulpturës në derë t’i hiqet koka në mënyrë që të marrë formën e një peme, urdhëro që perdja të pritet dhe me të bëhen dy jastëk që të uleni në to dhe urdhëro që të nxirret qeni!

[Sepse ne nuk hyjmë në ato shtëpi ku ka figura ose qen.]”

Qeni ishte këlyshi i Hasanit ose Husejnit i cili ishte i shtrirë nën shtratin e tyre që ishte i mbuluar me mbulesën e shtratit. Ai ﷺ tha: “O Aisheh! Kur hyri ky qen?” Ajo u përgjigj: “Pasha Allahun, nuk e di.” Ai ﷺ urdhëroi që qeni të nxirret jashtë dhe mori ujë në dorën e tij dhe e hodhi te vendi ku ishte qeni.”


Transmeton Tirmidhi (2806).2

1 Do të thotë një fotografi/figurë. Fjala “skulpturë” (تمثال) mund të përdoret për skulpturat dhe fotografitë/figurat. Në këto dy hadithe trajtohen të dyja. Në këtë kontekst, përmendet skulptura bazuar në faktin se do t’i hiqej koka. Në kontekstin tjetër, nënkuptohet figura.

2 Hadithi është autentik dhe transmetohet nga pesë sahabij.

Shpërndaje: