Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Argumenti për grushtin e Allahut (ashtu siç i takon madhështisë së Allahut)

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 103

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

52 – Iu lexua Ebu Muhammed bin Sadit ndërsa unë po dëgjoja: el-Hasan bin Arafah na tregoi: Ismail bin Ajjash na tregoi, nga Muhammed bin Zijad: E dëgjova Ebu Umameh duke thënë: E dëgjova të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Zoti im (azze ue xhel) më premtoi se do të fusë në xhenet 70,000 persona nga umeti im pa llogaridhënie dhe pa u ndëshkuar. Me çdo 1.000 veta vijnë 70,000 veta dhe një grup aq i madh sa tre grushta të mëdha nga grushtat e Zotit tim (azze ue xhel).” 1


1 Tirmidhi (2437), Ibn Maxheh (4286), Ahmedi (5/268), Ibn Ebi Asim (589), Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kebir” (7520) dhe Bejhaki në “el-Esma ues-Sifat” (723). Tirmidhi tha:

“Hadithi është hasen garib”

Ibn Kethiri tha:

“Zinxhiri i transmetimit është i mirë.” (Tefsir el-Kur’an el-Adhim (1/513))

Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen et-Tirmidhi” (2/582)

Shpërndaje: