Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Disa shembuj nga përdorimi i urtësisë në thirrjen e profetit ﷺ

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Deurl-Mer’eti fi Islahil-Muxhteme, fq. 12-13
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shembulli i tretë: Burri i cili teshtitë në namaz

Hadithin e Muauijeh bin el-Hakem (radijAllahu anhu). Përderisa njerëzit ishin në namaz, njëri nga sahabët teshtiu dhe tha: “ElhamduliLah”, ndërsa Muauijeh ia ktheu: “JarhamukeLlah”. Kur e panë njerëzit këtë veprim të tij, i bënë me sy duke i dhënë shenjë që kjo nuk duhej vepruar. Ndërsa ai tha: “Mos më pastë nëna ime!” ndërsa, sahabët i goditnin kofshët e tyre me shuplaka në mënyrë që të ndalej e të mos fliste më! Kështu ai heshti. Kur i dërguari i Allahut ﷺ e përfundoi namazin, e thirri atë dhe i tha:

إن هذه الصلاة لا يصلح فيها شيء من كلام الناس إنما هو التسبيح والتكبير وقراءة قراّن

“Ky është namaz dhe nuk duhet folur në të fjalë të njerëzve! Ndërsa namazi përbëhet nga tesbihu, tekbiri dhe leximi i Kuranit.”

Thotë Muauijeh: “Pasha Allahun, nuk kam parë mësues që mëson të tjerët më mirë sesa ai. Pasha Allahun as nuk më qortoi dhe as nuk më përuli.”

Shembulli i katërt: Burri i cili barte unazë të arit

I dërguari i Allahut ﷺ e kishte sqaruar më herët se përdorimi i arit nga meshkujt është i ndaluar. Është më se i njohur hadithi:

يعمد أحدكم إلى جمرة من نار فيضعها في يده

“Dikush prej jush e pranon gacën e zjarrit dhe e vendos në dorën e tij.”

Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ ia hoqi unazën nga gishti me dorën e vet dhe e hodhi atë. Kur u largua ai ﷺ njerëzit i thanë atij: “Merre unazën dhe përfito nga ajo!” Ai tha: “Pasha Allahun, nuk e marr unazën të cilën e hodhi profeti ﷺ.”

Në këtë sjellje ndoshta mund të shohim pak vrazhdësi nga profeti ﷺ. Por nga shprehja e profetit nënkuptohet se sahabiu e kishte dëgjuar ndalesën për bartjen e arit nga meshkujt. Prandaj i dërguari i Allahut ﷺ u soll me të pak më vrazhdë sesa e pamë në shembujt e mëhershëm.

Prandaj themi se është e detyrueshme që thirrësi-ja të di të gjitha situatat dhe me secilin të sillet sipas asaj që i përshtatet. Ngase në përditshmëri kemi të bëjmë me injorant rreth çështjeve të caktuara apo kemi të bëjmë me dikë që e di çështjen por nga përtacia apo nga moskujdesi vepron diçka që nuk duhet vepruar dhe kemi të bëjmë me dikë të ditur por që vepron të ndaluarën nga mendjemadhësia apo nga kundërshtimi ndaj së vërtetës. Prandaj me secilin duhet pasur parasysh sjelljen e cila ndikon dhe i bën dobi atij.

Shpërndaje: