Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Emri i fëmijut tregon fenë e tij

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 5-6

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kam reflektuar mbi mëkatet dhe e pashë se ata që pendohen për mëkatet e tyre, mëkatet dhe pasojat e tyre u shlyhen atyre. Sikurse Islami shlyen mëkatet e kaluara kështu edhe pendimi shlyen mëkatet nëse kushtet e tij janë plotësuar.

Megjithatë, është një mëkat që trashëgohet nëpër breza. Nipërit i marrin ato nga gjyshërit e tyre. Këtu pendimit i duhet një rrugë e gjatë. Këtu mëkati është dokumentuar nga lindja deri në certifikatën e lindjes, dokumentet e identitetit, diplomat, licencat, certifikatat … Pra bëhet fjalë për emrin e fëmiut që abuzohet nga i ati i cili nuk është udhëzuar në një emër të miratuar nga sheriati, në gjuhën arabe dhe natyrshmërinë e njeriut.

Ky është vetëm një llum i valëve ideologjik i cili i ka përmbytur disa etër plotësisht. Secili përmbytet sipas ndikimit që ka marrë nga kultura e ardhur nga jashtë. Një nga shembujt më të këqinjë të kësaj është se disa properëndimorë kanë një pasion të fuqishëm ndaj jomuslimanëve, ndaj emrave të neveritshëm dhe të ligë, dhe e shohin me pa dëshirë hijeshinë e fëmijut në një emër të bazuar në sheriat.

Kështu emrat e huaj kanë hyrë fshehurazi tek ne në çdo mënyrë të mundshme; nga gjuha jonë, feja jonë, vlerat tona, krenaria jonë. Duke e shfrytëzuar neglizhencën tonë nganjëherë, nga njëherë tjetër për shkak të nënshtrimit poshtërues. Si pasojë, lindi kjo sprovë e shurdhër në mesin e muslimanëve, dhe ua humbi hijeshinë fëmijëve tanë

Pa marrë parasysh se në cilin vend musliman fëmiju i porsalindur me emrin jo islam dhe jo arab, ku veshët bezdisen kur e dëgjojnë atë dhe ai i pengon sytë kur ata e shohin atë. Nëse titulli i librit tregon përmbajtjen kështu dihet edhe përmes këtyre emrave se çfarë feje fëmiju ka. Si ti dallojmë fëmijët tanë muslimanë kur në mesin e tyre ka të tillë që kanë emra të jomuslimanëve?

Betohem në Allahun se është e çuditshme se e mbulojnë fëmijun e tyre nga sheja dalluese e tij dhe hyjnë në rrugica të ngushta për ti dhënë një emër që është refuzuar nga ana e sheriatit dhe devijon nga arabishtja. Është sikurse gjuha arabe të jetë e varfër saqë ai nuk mund të gjejë ndonjë emër arab për fëmiun!.

Shpërndaje: