Alameh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Uakafat ue Ma’alim, fq. 12-14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ata që thonë se Usameh bin Laden bënë shkatërrime në tokë dhe është përgjegjësi më i madh për sprovat që i rrethojnë të gjithë muslimanët e botës, kanë një numër të madh argumentesh të bazuara në sheriat dhe logjikë për këtë. Islami ndalon përçarjet. Usameh bin Laden dhe pasuesit e tij kanë futur përçarje dhe kanë rënë në mëkat. Dijetarët fisnik nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera u kanë kërkuar atyre që të kthehen në kuptimin e tyre të shëndoshë por kot. Ata vazhduan devijimet e tyre pasi mësuan të vërtetën. Ata avancojnë në shkatërrim me ideologjitë, energjitë, jetën dhe pronën e tyre dhe devijojnë nga rruga e besimtarëve që Allahu ka urdhëruar të pasohen dhe ka ndaluar të kundërtën sipas të gjithë dijetarëve në umet. Allahu (subhana ue te ala) ka thënë:
”Dhe kushdo që e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 4:115
Xhihadi ka kushte, rregulla dhe ndalesa në sheriatin e urtë. Ibn Laden dhe përkrahësit e tij i kanë injoruar të gjitha ato. Udhëheqësit e al-Kaidës i kanë mashtruar të rinjtë dhe mendjelehtët që të bëjnë shpërthime shkatërruese duke filluar në Arabinë Saudite si pikënisje të tyre. Në të vërtetë, as dy qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës nuk janë kursyer nga krimet e shpërthimit që Ibn Ladini konsiderohet të jetë prapa tyre në çdo vend deri më sot.
Argumentet e sheriatit ndalojnë veprimet e këqija që planifikohen nga shkatërrimtarët në tokë, të cilët as nuk pranojnë këshillat e dashamirësve, as nuk mëshirojnë fëmijët, as të moshuarit, të fortit apo të dobëtit, burrat apo gratë, pushtetarët muslimanë ose dijetarë fisnikë dhe përmirësues. Ata respektojnë vetëm njerëzit që janë si ta, që kryejnë shkatërrimin që udhëheqësi i al-Kaidës i urdhëron ndërsa ai është prapa maleve afgane. Ligësia e tij i ka lënë shenjat e saj në shumicën e botës me ndihmën e mendjelehtëve që kanë humbur të gjithë mëshirën në zemrat e tyre dhe i kanë zëvendësuar ato me armiqësi dhe urrejtje ndaj të gjithë njerëzve të tjerë.