“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

5.Lutja me rastin e marrëdhënieve intime bashkëshortore

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 

Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 64-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Lutja me rastin e marrëdhënieve intime bashkëshortore

Në lidhje me marrëdhëniet seksuale me bashkëshorten, ai duhet të thotë:

بسم الله اللهم جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا

“Me emrin e Allahut. O Allah, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.” 

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse u jepet fëmijë, shejtani kurrë nuk do të mund ta dëmtojë atë.”1


1 Bukhari (9/187), Ebu Davudi, et-Tirmidhi, Ibn Maxheh, Abdurr-Razak (6/193/194) dhe Tabarani (3/151/2) nga Ibn Abbasi. Ky hadith përmendet në “el-Irua” (2012) me një formulim më të plotë se ky i përmendur këtu.

Shpërndaje: