Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
50 – Debatimi rreth Kuranit është mosbesim, kjo do të thotë se një person i thotë tjetrit: “Mënyra e leximit tim të Kuranit është më e mirë se mënyra e leximit tënd” ndërsa tjetri thotë të njëjtën gjë si i pari. Nëpërmjet kësaj ata përgënjeshtrojnë nëri-tjetrin. Për këtë duhet thënë këtë që vijon:
Secili le të lexojë në mënyrën që ai ka mësuar pa e kritikuar mënyrën e leximit të tjetrit. Kini frikë Allahun! Veproni sipas ajeteve të qarta dhe pohoni ato më pak të qarta. Mendoni në lidhje me shembujt e tyre, shpjegoni të lejuarën të jetë e lejuar dhe të ndaluarën të jetë e ndaluar.
51 – Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Mësojeni dijen. Pastaj duhet të mësoni harmoninë dhe butësinë për dijen. Bëhuni modest para atij që e merrni dijen, në mënyrë që ata që marrin dijen nga ju të bëhen modest para jush.”