Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Kada Uel-Kadar nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/219-220)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sa i përket mendimit të dytë edhe ai refuzohet me anë të provave të qarta dhe logjikës; sepse tekstet janë të qarta se vullneti i njeriut i nënshtrohet vullnetit të Allahut (azze ue xhel).
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ai (Kurani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit! Për atë që dëshiron të gjendet në të vërtetën, e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” 1
”Dhe, Zoti yt krijon ç’të dojë dhe Ai zgjedh më të mirën për ta.” 2
”Allahu i thërret njerëzit në shtëpinë e shpëtimit (xhenetit) dhe Ai e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.” 3
Ata që e kanë këtë mendim, në fakt mohojnë një nga aspektet e Teuhidit Rububijeh. Ata gjithashtu pretendojnë se ka gjëra në sundimin e Allahut (te ala) të cilat nuk janë në vullnetin dhe krijimin e Tij. Kurse çdo gjë që ekziston është në vullnetin e Allahut, në fuqinë e Tij. Përveç kësaj ata e kundërshtojnë atë që është e njohur përgjithësisht se i tërë krijimi i përket Allahut (azze ue xhel). Çdo gjë është pikërisht e Allahut (azze ue xhel). Është e pamundur që diçka të ekzistoj në sundimin e Tij (tabarak ue te ala) nëse Ai nuk dëshiron që ajo të ekzistojë.
1 81:27-29
2 28:68
3 10:25