Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 104
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
53 – Iu lexua Ebu Muhammed bin Saidit: Muhamed bin Harb Beuasit na tregoi: Jezid bin Harun na tregoi: Ismail bin Ajjash na tregoi, nga Muhammed bin Zijadi, nga Ebu Umameh, nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili tha në mënyrë të ngjashme si hadithi i mëparshëm.
”Zoti im (azze ue xhel) më premtoi se do të fusë në xhenet 70,000 persona nga umeti im pa llogaridhënie dhe pa u ndëshkuar. Me çdo 1.000 veta vijnë 70,000 veta dhe një grup aq i madh sa tre grushta të mëdha nga grushtat e Zotit tim (azze ue xhel).”
54 – Na informoi Ibn Said: Ebu Ejub en-Nahrauani na tregoi: Abdullah bin Abdil-Xhabar na tregoi: Ismaili na tregoi: Muhammed bin Zijad më tregoi, nga Ebu Umameh, nga i dërguari i Allahut ﷺ si hadithi i mëparshëm.
”Zoti im (azze ue xhel) më premtoi se do të fusë në xhenet 70,000 persona nga umeti im pa llogaridhënie dhe pa u ndëshkuar. Me çdo 1.000 veta vijnë 70,000 veta dhe një grup aq i madh sa tre grushta të mëdha nga grushtat e Zotit tim (azze ue xhel).”
55 – Iu lexua Ibn Saidit: Muhammed bin Amr bin Hinan dhe Ebu Utbeh Ahmad bin el-Faraxh na treguan: Bakijjah bin el-Uelid na tregoi: Ibn Zijad më tregoi nga Ebu Umameh ose nga një prej shokëve të të dërguarit të Allahut se ai ka thënë:
“Zoti im (azze ue xhel) më premtoi se do të fusë në xhenet nga umeti im…” dhe përmendi në mënyrë të ngjashme si hadithi i mëparshëm.
Selim bin Uthmani na tregoi nga Muhamed bin Zijadi, nga Ebu Umameh, nga i dërguari i Allahut ﷺ që ka thënë:
”Zoti im (azze ue xhel) më premtoi se do të fusë në xhenet nga umeti im…” si hadithi i mëparshëm.