Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

51.Argumenti për dorën e Allahut (ashtu siç i përket Atij)

Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)

Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 109-113

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

57 – Ebu Muhammed bin Sa’id më tregoi: Jakub bin Ibrahim ed-Dauraki na tregoi: Uaki bin el-Xherrah na tregoi: Abbad bin Mansur na tregoi nga el-Kasim bin Muhammed: E kam dëgjuar Ebu Hurejrën se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Allahu (azze ue xhel) i pranon sadakatë dhe i merr ato me dorën e Tij të djathtë, pastaj i rrit ato sikurse ju e rrisni mëzin tuaj aq sa copa e ushqimit bëhet sa mali i Uhudit, dhe e pohon këtë Libri i Allahut (azze ue xhel):

وَيَأْخُذُ الصَّدَقَاتِ

” Allahu pranon sadakatë (e dhëna për hir të Tij).” 1 dhe

 يَمْحَقُ اللَّهُ الرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ

“Allahu do ta shkatërrojë kamatën dhe do ta shtojë sadakanë (veprat bamirëse, lëmoshën).” 2

Transmetohet nga Bukhari në kapitullin në lidhje me Teuhidin.


1 9:104

2 2:276

58 – El-Kadi el-Husejn bin Ismail na tregoi: Muhammed bin Is’hak na tregoi: Muhammed bin Sabik na tregoi: Ibn Ebi Za’idah na tregoi: Jahja bin Said më tregoi nga Said bin Jasar, nga Ebu Hurejra, nga profeti ﷺ i cili tha:

“Çdokush që jep sadaka nga pasuria e tij e mirë (hallall) dhe Allahu nuk pranon vetëm se nga pasuria e mirë (hallall), ajo sadaka vihet në pëllëmbën e të Gjithëmëshirshmit, të Madhëruarit, të Lartësuarit dhe Allahu e rrit atë sadaka, sikurse që ju e rrisni mëzin derisa (ajo sadaka) të bëhet sa Uhudi.

1 Muslimi (1014), Nesai (2525), Tirmidhi (661), Ibn Maxheh (1842), Bejhaki në El-Esma ue-Sifat (718), Ibn Khuzejmeh, el-Axhuri (320-321).

Shpërndaje: