Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Therja kurban tek varret

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Enesi -radiAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk ka therje në Islam.”

Transmeton imam Ahmedi (13032), Ebu Daudi (3222), Ibn Hibani dhe Tirmidhi i cili tha: Ky hadith është i mirë dhe autentik.

Te formulimi i Abdur-Rrezakut thuhet:

“Ata e kishin zakon të thernin një lopë apo diçka tjetër pranë varrit.”

Therja tek varret ishte një veprim që paganët vepronin tek varret në të kaluarën. Ky veprim është i ndaluar në këtë umet.

El-Khatabi shpjegoi fjalët e  profetit ﷺ:

“Nuk ka therje në Islam.” 

dhe tha:

“Paganët në të kaluar thernin deve tek varret. Kur një person fisnik dhe bujar vdiste, ata thernin tek varri i tij. Ata thoshin se ai vetë e kishte zakon të therte për mysafirët e tij dhe tani duhet të bëhet e njëjta gjë për të. Disa thanë se ata e kishin zakon të therin deve tek varret për t’i ushqyer kafshët e egra dhe zogjtë në mënyrë që të mund të thuhej se i vdekuri dha ushqim kur ishte gjallë dhe pasi vdiq. Është thënë gjithashtu se ata besonin se etja e njeriut të vdekur shuhej nga ky ushqim. Pastaj erdhi Islami dhe ndaloi të gjitha këto.”

Diçka e ngjashme me këtë bidat të neveritshëm është ajo që gjendet pothuajse në çdo fshat kur një dikush vdes. Njerëz nga fshatrat e afërta vijnë tek familja e të vdekurit për ngushëllime. Atëherë familja e të vdekurit therin nga trashëgimia e personit të vdekur që në fakt duhet t’i jepet trashëgimtarëve në mesin e jetimëve dhe të tjerëve. Këtë e kam dëshmuar vetë dhe kam dëgjuar për këtë. E lusim Allahun që t’i bëjë pushtetarët muslimanë që të shkatërrojnë këto bidate.

Shpërndaje: