Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

52.I mençuri dhe bujaria

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Bujaria është e dashur dhe e lavdëruar ndërsa koprracia është e urryer dhe e qortuar. Nuk ka asgjë të mirë në pasurinë nëse personi nuk është bujar.

2 – Bujaria më e mirë është që të jesh bujar me pasurinë tënde dhe të qëndrosh larg pasurisë së njerëzve të tjerë. Ai që është bujar bëhet zotëri ndërsa si ai është koprrac bëhet i ulët.

3 – Koprracia është një pemë në xhehenem degët e së cilës janë këtu në tokë. Ai që kap një prej degëve të saj bjerë poshtë në xhehenem. Bujaria është një pemë në xhenet degët e së cilës janë këtu në tokë. Ai që kap një prej degëve të saj ngjitet lartë me të në xhenet. Xheneti është vendbanimi i njerëzve bujar.

4 – Nuk ka asnjë cilësi që e shëmton dhe turpëron njeriun dhe fenë e tij aq shumë sikurse koprracia.

5 – Nafi ka thënë:

”Kur Ibn Umeri u sëmur në Medine, e morri malli për rrush ndërsa nuk ishte periudha e rrushit. Ata dolën për të kërkuar rrush dhe gjetën rrush vetëm te një njeri. Ai bleu shtatë kokrra rrushi për një monedhë argjendi. Pastaj erdhi një lypës dhe Ibn Umeri urdhëroi që t’ia japin rrushin atij.”

6 – Nuk kam parë dikë në lindje ose në perëndim të jetë bujar dhe të mos i bezdis njerëzit përveçse është bërë prijës i njerëzve. Ai që dëshiron të arrijë pozitë të lartë në jetën tjetër dhe dëshiron të jetë fisnik në këtë jetë duhet të jetë bujar dhe të mos shqetësojë njerëzit. Ai që dëshiron të diskreditojë dhe turpërojë personalitetin dhe religjiozitetin e tij, dëshiron t’i mërzis vëllezërit e tij dhe të shqetësojë fqinjët e tij do të jetë koprrac.

7 – Koprracia është dënuar nga të gjithë njerëzit e mençur në kohët pagane dhe në Islam deri në ditët e sotme.

Shpërndaje: