“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

55.Jeta në varr zgjatë deri në ditën e gjykimit

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah El-Uasitijeh, fq. 84-85

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Ahmed Ibnu Tejmijeh (rahimahullah) ka thënë:

Pas kësaj sprove ka ose lumturi ose ndëshkim deri në ditën e gjykimit. Pastaj shpirtrat kthehen në trupa. Pastaj ndodhë dita e gjykimit për të cilën Allahu na ka treguar në Librin e Tij dhe me anë të dërguarit të Tij ﷺ dhe për të cilën të gjithë muslimanët janë unanim se do të ndodhë. Atë ditë njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të botëve, të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet1. Dielli do t’u afrohet  atyre dhe djersa e tyre do të ngrihet deri te gojët e tyre2. Peshoret do të ngrihen dhe në to do të peshohen veprat e robërve:

فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ

”E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira) ata janë të shpëtuarit. Ndërsa atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira) ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehenem përgjithmonë.” 3

Shpjegimi

Pasi që të ndodhë dita e gjykimit. Njeriu do të përjetojë ose lumturinë ose ndëshkimin. Besimtari përjeton lumturinë dhe shpirti i tij zhvendoset në xhenet. Shpirti i kafirit zhvendoset në xhehenem. Ai (subhaneh) tha për popullin e Faraonit:

النَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

”Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes e mbrëmje, e në ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): ”Ithtarët e Faraonit futni në dënimin më të rëndë!” 4

Pastaj, sikurse u tha ndodhë dita e gykimit. Atë ditë njerëzit do të qëndrojnë para Zotit të botëve, të zbathur, të zhveshur dhe të pa bërë synet; pa këpucë, pa rroba dhe lafshë. Ata do të qëndrojnë para Allahut i Cili do t’i vëjë krijesat para drejtësisë.


1 Bukhari (3349) dhe Muslimi (2860).

2 Muslimi (2864).

3 El-Muminun 23:102-103.

4 Gafir 40:46.

Shpërndaje: